Flash

Karçanaj e AKSHI-t del në TV: Si e njoha Ergys Agasin dhe video e takimit me të

Lapsi.al 14 May 2026
Karçanaj e AKSHI-t del në TV: Si e njoha Ergys Agasin dhe video e

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitjeje” ndërsa akuzat ndaj saj nga SPAK janë për abuzime me tenderat në institucionin që ajo drejtonte, AKSHI.

Në një intervistë që ajo dha për TCH, ajo tha se Ergys Agasin e ka njohur “gjatë kohës që ai punonte në administratë”. Karçanaj tha se videoja e takimit në zyrën e Agasit është nxjerrë nga konteksti dhe se ajo e ka shpjeguar në SPAK që herën e parë të marrjes në pyetje se çfarë është folur dhe kontekstin.

Karçanaj tha se po i bëhej një gjyq publik, madje edhe duke u përlotur.

“Si mund të jem unë e pafajshme kur historia ime është treguar nga të gjithë ata që nuk e dinë si është kjo histori? Kur unë nuk jam pyetur për të gjitha të zezat që më janë veshur publikisht”, u shpreh ajo.

Karçanaj akuzohet për abuzim me detyrën dhe grup të strukturuar kriminal. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI