Flash

“Incidenti” në Kuvend, Hoxha i zë vendin Ramës (PAMJET)

Lapsi.al 14 May 2026
“Incidenti” në Kuvend, Hoxha i zë vendin Ramës

Një “incident” ka ndodhur në seancën e së enjtes në Kuvend. Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ishte duke komunikuar me zv.kryeministren Albana Koçiu dhe në një moment është ulur në vendin e kryeministrit Edi Rama.

Ka ndërhyrë menjëherë stafi i Kuvendit duke i kërkuar Hoxhës të largohet nga vendi i kryeministrit. Ministri e ka kuptuar “gabimin” dhe është ngritur menjëherë për të zënë karrigen e tij, i ndjekur nga zv.Kryeministrja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI