Flash

Çfarë risku ka të investosh paratë tek marina e Alabarit në Durrës

Lapsi.al 14 May 2026
Çfarë risku ka të investosh paratë tek marina e Alabarit

Lajmi i emisionit investigativ Piranja në Syri TV se dy objekte në marinën që po ndërton Mohamed Alabbar në Portin e Durrësit janë fundosur deri në 30 centimetër, kaloi pa ndonjë bujë të mëdhe për publikun dhe për ata që kanë investuar deri më tani afro 40 milionë euro në ndërtimet e para që kanë nisur.

Por, kur Inspektoriati Kombëtar i Territorit (IKMT) konfirmoi këtë fakt duke mberritur në përfundimin se grupi i posaçëm i inspektimit i ngritur për të verifikuar situatën në terren ka konstatuar se dy objekte kanë pësuar ulje, pikpyetjet e para kanë nisur: ç'do të ndodhë më pas?

IKMT e konfirmon: Dy godina të Alabarit në Durrës janë fundosur me disa centrimetra

Dilemat bëhet edhe më të mëdha po të lexosh një artikull të revistës ekonomike Monitor, e cila ka kaluar në filigran bilancet e shoqërisë “Durrës Marina sha”, ku rezulton se pjesën më të madhe të riskut në këtë aventurë nuk e ka marrë investitori nga gjiri persik, por qytetarët shqiptarë që kanë blerë ende pa u hapur gropa, madje edhe pa u marrë leja.

“Durrës Marina sha”, kompania që po menaxhon projektin strategjik të Marinës së jahteve në Durrës, sipas të dhënave nga bilanci, ka arkëtuar nga klientët rreth 42 milionë euro në periudhën 2023-2024, kryesisht nga shitja e apartamenteve “në ajër”, shkruan Monitor. Po aty mësohet se Eagle Hills Real Estate Development, që përfaqëson në investim biznesmenin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar, ka hedhur brenda kësaj kohë vetëm 7 milionë euro.

Duke parë këto shifra të ndërtimit të godinave të para kuptohet tepër lehtë se si, në mërëveshje me qeverinë shqiptare që zotëron një të tretën e aksioneve, e gjithë barra e riskut është hedhur mbi shpinën e blerësit shqiptar. Por historia nuk përfundon këtu.

Pallatet e Alabarit/ Shqiptarëve u merren edhe 390 milion euro nga xhepi

Në kontratën skandaloze që është votuar edhe në parlament parashihet që qytetarëve tu merren paratë pa asnjë lloj garancie. Aty parashikohej që 40% e vlerës së apartamenteve të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit.

Pra praktikisht klienti është i pambrojtur dhe ai merr përsipër të gjithë riskun e investimit.

Në këtë rast qytetari shqiptar është dy herë i abuzuar, jo vetëm si klient por edhe si taksapaguesi i këtij vendi. Sepse, së pari, toka e portit të Durrësit është dhënë falas.

Së dyti, sepse ky "investim strategjik" që është përjashtuar edhe nga taksa e ndikimin në mjedis (rreth 7% të vlerës së parashikuar të shitjeve), sërish aplikon çmimet më të larta në treg.

Së treti, sepse propoganda se Alabari dhe grupi Emaar do të investonin mbi 2 miliardë euro rrezultoi një mashtrim i madh dhe ndërtimi po bëhet me paratë e shqiptarëve dhe nga kompani vendase.

Së katërti, se për këtë flluckë manipulative të shitur si një investim i huaj, publiku po humbet portin strategjik të Durrësit më të madhin në vend, kur ende nuk dihet se kur do të bëhet dhe sa do të kushtojë zëvendësuesi i tij në Porto Romano. "Historia e projektit Durrës Marina nxjerr të humbur jo vetëm ata që kanë blerë apartamente, por të gjithë qytetarët shqiptarë. Po prishet një pasuri që vlen qindra milion euro siç është Porti i Durrësit, me paratë e taksave të shqiptarëve po financohet një projekt tjetër që kushton 390 milion euro vetëm për Fazën e Parë, që t’i hapim rrugën investimit 13.3 milion euro (bashkë me kapitalin që ka shtuar në 2025-n) të kompanisë nga Dubai, Eagle Hills Real Estate!-shkruan në Facebbokun e saj gazetarja ekonomike Ola Xama.

Alabarit i duhen paratë/ Nisin shitjet ende pa nisur punimet në Durrës

Këtij abuzimi të disa fishtë, ku edhe publiku humbet edhe ai që investon paratë e tij ka risk të lartë, tani i është shtuar edhe frika për fundosjen e dy prej pallateve të para që kanë filluar të ngrihen, e konfirmuar edhe nga Inspektoriati Kombëtar i Territorit.

Por, ndonëse ky institucion ka lënë detyra urgjente për kryerjen e përforcimeve të menjëhershme teknike nga kompanitë nënkontraktore që janë rekrutuar me tarifa tejet të lira, ky nuk është problemi i vetëm i këtij investimi. Mjedisi në këtë zonë sikusrse e ka pranuar vetë kompania është shumë i ndotur nga qymyri i portit, për pastrimin e plazhit duhen shpenzuar shifra maramendëse, pasi shtresat e tokës janë të kontaminuara,  deti është me flamur të kuq, si pasojë e sasive të larta të lëndëve të ngurta dhe mbetjeve të bimëve për shkak të shkarkimeve të ujërave të zeza. A mund të kthehen ato në gjendje normale?

Anulohet tenderi i Porto Romanos/ Ç'do të ndodhë me kullat e Alabbar në Durrës?

Ky është një risk tjetër që duhet të marrë parasysh secili klient që shpie paratë tek porti i Alabarit edhe po kapërceu faktin që është dyfish i abuzuar edhe si klient që merr përsipër të gjithë riskun mbi vete edhe si qytetar i këtij vendi që është më i varfër, falë zhvatjes së një prone publike.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI