Flash

“Biletën për finalen e keni falas, udhëtimi kushton 1000 euro”: plas te Arsenal

Lapsi.al 14 May 2026
“Biletën për finalen e keni falas, udhëtimi kushton 1000
Arsenal është mbytur nga kritikat për vendimin që të dhurojë biletën për finalen e Champions League për të gjithë punonjësit e klubit, por që për të përfituar nga kjo ofertë “bujare” duhet të udhëtojnë drejt Budapestit me një charter të detyrueshëm që kushton 859 paund, rreth 1000 euro. Ndryshe nga londinezët, skuadra tjetër finaliste, PSG, u ka ofruar punonjësve paketën e plotë: biletë plus udhëtim. Finalja e Champions 2026 do të luhet të shtunën më 30 maj në “Puskas Arena” të Budapestit. Një takim shumë i pritur nga tifozët e “Topçinjve” pas 20 vitesh pritjeje. Përveç mijëra tifozëve që do të ndjekin skuadrën në Hungari, në finale do të jenë të pranishëm edhe shumë pjesëtarë të klubit, por me një kosto jo të vogël për t’u përballuar vetë.

Oferta “bujare” e Arsenal vjen me një çmim jo të vogël

Arsenal ka ofruar një biletë falas (jo të transferueshme) për të gjithë stafin e klubit që nuk do të jetë në punë gjatë finales (sepse një pjesë duhet të punojë në transmetimin publik të ndeshjes në “Emirates Stadium”). Por për të shkuar në Budapest, kush pranon duhet detyrimisht të blejë paketën e organizuar nga një agjenci e jashtme, me çmimin 859 paund. Rreth një e treta e stafit ka pranuar, por shumë të tjerë e kanë pritur keq këtë vendim. Sidomos duke parë krahasimin me PSG-në: francezët u kanë dhuruar qindra punonjësve udhëtimin dhe biletën si “falënderim për sezonin”. “Telegraph” zbulon se shumë pjesëtarë të stafit të Arsenal janë “të zemëruar dhe të zhgënjyer”, si edhe ndihen pak të vlerësuar, sidomos pas një sezoni historik. Në rrjetet sociale tifozët kanë qenë shumë të ashpër, duke përdorur terma si “patetike”, “e turpshme”, “e sikletshme”. Ka edhe nga ata që kujtojnë se Arsenal ka fituar rreth 140 milionë euro këtë sezon nga Champions League. Nga ana tjetër, klubi mbrohet duke përmendur filozofinë e tij të qëndrueshmërisë financiare, duke nënkuptuar ndryshimin me PSG-në, që mbështetet nga fondi sovran i Katarit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI