Flash

Vajzat shqiptare po ikin drejt qyteteve, periferia mbetet pa “nuse”

Lapsi.al 13 May 2026
Vajzat shqiptare po ikin drejt qyteteve, periferia mbetet pa “nuse”

Lëvizjet e brendshme të popullsisë në Shqipëri po dominohen gjithnjë e më shumë nga gratë, sidomos nga vajzat dhe gratë e reja në moshë studimi dhe pune. Të dhënat e publikuara nga INSTAT në raportin “Gra dhe Burra 2025” tregojnë se gjatë vitit 2024 ndryshuan vendbanimin brenda vendit 16.289 gra, kundrejt vetëm 9.303 burrave.

Pesha më e madhe e këtyre lëvizjeve përqendrohet te grupmoshat 20-29 vjeç. Vetëm në grupmoshën 20-24 vjeç, lëvizën 3.080 gra, ndërsa në grupmoshën 25-29 vjeç numri arriti në 3.754. Për burrat, në të njëjtat grupmosha shifrat janë ndjeshëm më të ulëta, përkatësisht 537 dhe 1.098.

Të dhënat tregojnë se gratë e reja po bëhen gjithnjë e më aktive në migrimin e brendshëm, një fenomen që lidhet me zhvendosjen drejt qyteteve të mëdha për studime universitare, punësim apo akses më të mirë në shërbime.

Tirana mbetet poli kryesor tërheqës, sidomos për sektorët e administratës, shërbimeve, call center, teknologjisë, arsimit dhe shëndetësisë, ku punësimi i grave është më i përqendruar. Raporti i INSTAT evidenton gjithashtu se lëvizjet e brendshme ranë në total gjatë vitit 2024 krahasuar me një vit më parë, por diferenca gjinore mbetet e fortë. Në vitin 2023 kishin ndryshuar vendbanimin 19.805 gra dhe 12.277 burra.

Fenomeni po ndryshon gradualisht edhe profilin social të qyteteve. Ekspertët e demografisë e lidhin këtë trend me urbanizimin, shtyrjen e martesës, rritjen e pjesëmarrjes së grave në arsim të lartë dhe kërkimin për pavarësi ekonomike. Sipas sociologut Gëzim Tusha, kjo tregon se periferitë po zbrasen dhe nuk formohen më familje të reja atje.

Ekonomikisht, sipas tij, kjo tregon se ekonomia shqiptare po përqendrohet gjithnjë e më shumë në pak qendra urbane dhe në sektorë ku gratë kanë më shumë mundësi punësimi apo arsimimi. Në të njëjtën kohë, shumë zona rurale dhe qytete të vogla po humbasin kryesisht popullsinë e re femërore, çka ndikon më pas edhe në lindshmëri dhe strukturën familjare lokale./Monitor.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit, 13 Maj 2026

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut paras...

07:19

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI