Flash

Rama flet për Spiropalin: Kush thotë "hajde më vrit" e ka ngaqë të do

Lapsi.al 13 May 2026
Rama flet për Spiropalin: Kush thotë "hajde më vrit" e

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë raportin me Elisa Spiropalin, pas përplasjeve të fundit brenda Partisë Socialiste.

I pyetur gjatë intervistës me Nikollë Lesin në "Koha Jonë", nëse Spiropali rrezikon masa brenda Partisë Socialiste, Rama u shpreh çdo njeri mund të gabojë dhe kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dy herë, por nuk ka një të tretë.

Rama u përpoq të lërë të kuptohet se kontributet politike kanë peshë në vlerësimin e situatave të tilla.

Pjesë nga intervista:

Nikollë Lesi: U more me opozitën, ke qejf ta përqeshësh boll opozitën. Tani në PS, çfarë ndodh në PS? Ka ndonjë kështu, ndonjë fraksion, se ka disa emra që... Pashë një status të Elisa Spiropalit që ishte thumbues, i shkruar shumë bukur me ChatGPT besoj, se ishte shkruar shumë bukur; Erion Braçe që nuk pranon Ogerta Manastirliun. Ka Kazani? Dhe "kazani" të PS-ja ka filluar të ziejë pak besoj.

Kryeministri Edi Rama: Unë di që Erion Braçja ka qenë ai që është dhe thotë, do mbetet ky që është, këtë di unë. Nuk më duket se ka ndonjë gjë të re në kuptimin që ai ashtu ka qenë, ashtu është, ashtu do jetë dhe ashtu duhet të jetë. Është ekzaktësisht një njeri që është vetvetja dhe s'ka asnjë gjë për tu çuditur. Është vetvetja. Ashtu është ai.

Nikollë Lesi: Bukur fort. U more me Erion Braçen, harrove Elisa Spiropalin.

Kryeministri Edi Rama: S'ka gjë për të shënuar këtu. Çfarë ka?

Nikollë Lesi: Do përjashtohet? Se ajo tha ‘’më përjashto. Më përjashto, më përjashto, më përjashto’’. Domethënë që lutja vetëm ‘’më hiq qafe’’ apo nuk do të përgjigjesh?

Kryeministri Edi Rama: Kush thotë ‘’hajde, këtu më ke, më vrit’’ e thotë ngaqë të do apo jo? Kështu që nuk duhen marrë ...

Nikollë Lesi: S’e ka humbur dashurinë për Skënderbeun.

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, nuk duhen marrë literalisht këto gjëra. Janë krejt normale për sa kohë nuk prekin atë vijën e kuqe.

Nikollë Lesi: Vijën e kuqe ka prekur ajo. Dy vija të kuqe madje, po nuk do ta thuash. Dy. Dy vija që i ka shkelur dy vija të kuqe. Madje dëgjova kolegun Martin Leka që tha ‘’e kisha përjashtuar për tre minuta’’. Tha Martini. I thashë ‘’gabim të përjashtosh’’. Jo- tha ai. ‘’Unë e kisha përjashtuar -tha Martin Leka- në vend, në sekondë’’. ‘’Po Rama është tolerant- tha ai. Jo unë.

Kryeministri Edi Rama: Çdo njeri mund të gabojë. Kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta pastaj e ndan.

Nikollë Lesi: Pra Elisa Spiropali ka dhe një vit të kuqe, ndryshe përjashtohet tani.

Kryeministri Edi Rama: Jo, këto i thotë ..këto janë si titujt e “Kohës”, tonë të parës. Se këtu jemi për Kohën tonë, nuk jemi për këto situata doktori, shko te doktori. 

/LAPSI.al

Të këshilluara

Durim Bami transferohet në burgun e Peqinit

Drejtoria e Burgjeve e ka transferuar sërish Durim Bamin. Mësohet se ai është transferuar sot nga burgu i Fushë Krujës, ku ishte ankuar se po i rrezikohej jeta,...

19:09

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI