Flash

Ligji për financimin e partive, PS kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Lapsi.al 13 May 2026
Ligji për financimin e partive, PS kërkon opinion nga Komisioni i

Komisioni i Venecias ka njoftuar se Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i është drejtuar zyrtarisht me një kërkesë për opinion mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”.

Sipas njoftimit, me anë të letrës së datës 27 prill 2026, Peleshi ka kërkuar vlerësimin e Komisionit të Venecias lidhur me këtë projektligj, i cili synon rregullimin e kuadrit ligjor për financimin e subjekteve politike në Shqipëri.

Projekt-opinioni pritet të diskutohet dhe të miratohet në Sesionin e 147-të Plenar të Komisionit të Venecias, që do të zhvillohet më 12–13 qershor 2026.

Ky proces është pjesë e opinionit të përbashkët mes Komisionit të Venecias dhe Drejtorisë së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit (DGI) të Këshillit të Evropës, mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”.

Ndërkohë, në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore u prezantua këtë të martë projektligji që rregullon financimin e partive politike jashtë periudhave zgjedhore.

Një nga dispozitat kryesore të projektligjit është neni 7, i cili parashikon ndalime të plota për kategori të caktuara individësh apo subjektesh që nuk mund të japin ndihma financiare ose materiale për partitë politike.

Projektligji parashikon edhe kufizime për donacionet dhe mënyrën e kryerjes së tyre.

-çdo dhurim mbi 500 mijë lekë duhet të realizohet vetëm përmes sistemit bankar;

-shtetasit shqiptarë mund të dhurojnë deri në 200 mijë lekë në vit;

-personat fizikë të regjistruar sipas legjislacionit tatimor deri në 500 mijë lekë;

-personat juridikë deri në 1 milion lekë në vit kalendarik.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI