Flash

Kókainë e cilësisë së mirë dhe me çmim të ulët, mafia shqiptare pushton Zvicrën

Lapsi.al 13 May 2026
Kókainë e cilësisë së mirë dhe me çmim

Mafia shqiptare dyshohet se ka zgjeruar ndjeshëm praninë e saj në Ticino të Zvicrës, përmes një rrjeti të rinjsh të angazhuar në shpërndarjen e drogës, të njohur si “cavallini” apo “kuajt e drogës”, raporton media zvicerane.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për të rinj që vijnë nga Shqipëria dhe lëvizin më pas drejt Zvicrës përmes Italisë, shpesh me makina me qira. Ata qëndrojnë për disa muaj dhe furnizohen me drogë nga organizata kriminale, në këmbim të një pagese mujore që varion nga 500 deri në 1,000 franga, ndërsa të ardhurat nga shitjet shkojnë për rrjetin.

Një rast i fundit i raportuar është arrestimi në Capolago i një 24-vjeçari shqiptar, të kapur me 54 gramë kokainë. Autoritetet thonë se numri i të arrestuarve për trafik droge në Ticino ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025.

Sipas policisë kantonale, këta shpërndarës veprojnë në mënyrë të organizuar dhe të lëvizshme, duke shmangur ekspozimin e drejtpërdrejtë në terren dhe duke u zëvendësuar shpejt në rast arrestimi. Kokaina e qarkulluar, sipas hetuesve, ka pastërti të lartë dhe shitet me çmime konkurruese, çka ka ndikuar edhe në rritjen e konsumit. Autoritetet dhe ekspertët lokalë paralajmërojnë se fenomeni po përhapet edhe në zona që më parë konsideroheshin të paprekura, ndërsa varësia nga droga mbetet një shqetësim në rritje për komunitetin.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 13 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:34

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI