Flash

Inter bën dopietë, Lazio dominohet në finale: Chivu si Mou, pas titullit edhe Kupa

Lapsi.al 13 May 2026
Inter bën dopietë, Lazio dominohet në finale: Chivu si Mou, pas

Inter mposhti Lazion dhe ngriti në qiell Kupën e 10-të të Italisë në historinë e klubit. Gjithçka u vendos në pjesën e parë: një autogol i Marusic dhe një gol i kapitenit Lautaro pas pasimit të Dumfries vulosën triumfin zikaltër. Në fraksionin e dytë Lazio reagoi disi, duke krijuar disa raste me Noslin dhe Dia, por pa dhënë ndonjëherë përshtypjen se mund të rikthehej realisht në lojë. Inter administroi avantazhin, iu afrua edhe golit të tretë dhe dominoi për 90 minuta. Zikaltrit realizojnë kështu dopietën kampionat-Kupë Italie dhe shpërthejnë në festë.

Është Inter ai që fiton Kupën e Italisë 2025/26, duke kompletuar një dopietë të madhe pas triumfit për titullin e 21-të kampion. Zikaltrit mposhtën Lazion 2-0 në “Olimpico” të Romës dhe fituan trofeun për herë të dhjetë në histori: vetëm Juventus ka bërë më mirë me 15 trofe. Ndërsa Cristian Chivu feston titullin e dytë në sezonin e tij të parë në stolin zikaltër, duke shijuar avantazhin që në minutën e 14’: pas goditjes nga këndi nga Dimarco, Marusic gaboi krejtësisht kohën e ndërhyrjes dhe e dërgoi topin në portën e tij.

Lexo më tej: Thuram dhe Mkhitaryan vulosin titullin e 21-të: Inter është kampion i Italisë

Autogoli i mbrojtësit malazez prishi ekuilibrat e sfidës, ndërsa diferenca mes dy skuadrave u thellua edhe më shumë në minutën e 35-të: Tavares humbi topin në mënyrë të pafalshme pas presionit të Dumfries, i cili shërbeu për Lautaron dhe argjentinasi vetëm sa e shtyu topin në rrjetë. Gabimet e bardhekaltërve rezultuan shumë të rënda dhe i lejuan Inter ta drejtonte ndeshjen në favorin e tij me minimumin e sforcos. Ajo që i vuri më shumë në vështirësi lojtarët e Sarrit – i munguar në stol për shkak pezullimi – ishte agresiviteti i skuadrës së teknikut Chivu.

Pjesa e parë u mbyll 2-0, ndërsa në minutën e 58’ Noslin provoi të zgjonte Lazion: holandezi krijoi rastin e parë të rrezikshëm për kryeqytetasit me një goditje që përfundoi pak jashtë portës së mbrojtur nga Josep Martinez. Vetë portieri spanjoll ndali më pas me fytyrë një tentativë të Dia në minutën e 75’, pak çaste pasi Luis Henrique kishte shpërdoruar mundësinë për golin e tretë të Inter. Një ndërhyrje e ashpër e spanjollit Pedro ndaj Dimarco shkaktoi tension dhe përplasje mes lojtarëve në minutat e fundit, ndërsa vërshëllima finale zyrtarizoi triumfin e madh të Inter.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI