Flash

I gjejnë 1.2 kg kokainë në jastëk, arrestohet shqiptari në Itali

Lapsi.al 13 May 2026
I gjejnë 1.2 kg kokainë në jastëk, arrestohet shqiptari

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk. Mediat italiane shkruajnë se gjatë kontrollit shqiptari dukej nervoz dhe u përpoq t'i shmangej kontrollit.

Karabinierët më pas e identifikuan të riun dhe e kontrolluan, duke gjetur pothuajse 6 gramë kokainë. Një kontroll i mëvonshëm në shtëpi çoi në sekuestrimin e 1.2 kg kokainë të fshehur në një jastëk në dhomën e gjumit, 1,200 euro në para të gatshme, dy peshore precize dhe materiale paketimi. Pasi u përfunduan procedurat formale, 32-vjeçari u arrestua dhe u transferua në burgun Marassi të Genovës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI