Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Shqipëria skenë Hollywood-i? Qeveria propozon rimbursim 35% për produksionet e huaja

Lapsi.al 12 May 2026
Shqipëria skenë Hollywood-i? Qeveria propozon rimbursim 35% për

Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri “Për kinematografinë dhe audiovizualin”, i cili synon të krijojë një skemë të re mbështetjeje financiare për industrinë filmike dhe audiovizuale në Shqipëri.

Drafti parashikon ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Kinematografisë dhe Audiovizualit, AKKA, e cila do të administrojë fondet publike për sektorin, do të certifikojë shpenzimet dhe do të menaxhojë skemat mbështetëse për produksionet filmike dhe audiovizuale.

Një nga elementët kryesorë të projektligjit është skema e “Cash Rebate”, përmes së cilës shteti do të rimbursojë një pjesë të shpenzimeve të kryera në territorin shqiptar nga produksionet filmike dhe audiovizuale. Drafti përcakton se “norma e rimbursimit është 35% e shpenzimeve të kualifikuara të realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Sipas projektligjit, skema synon të tërheqë investime në sektorin kinematografik dhe audiovizual, të nxisë zhvillimin e industrisë vendase dhe të promovojë Shqipërinë si destinacion për prodhime ndërkombëtare. Përfituese të skemës do të jenë shtëpitë kinematografike të huaja që kanë marrëveshje bashkëpunimi me kompani të regjistruara në Shqipëri dhe që realizojnë shpenzime në vend.

Projektligji përcakton edhe procedurën dhe afatet për përfitimin e rimbursimit. Komisioni Shqiptar i Filmit do të vlerësojë pranueshmërinë e aplikimit dhe kualifikimin e shpenzimeve brenda 45 ditëve nga aplikimi, ndërsa Komisioni Financiar i AKKA-së do të shqyrtojë raportin financiar dhe do të lëshojë certifikatën e shpenzimeve të kualifikuara brenda 60 ditëve nga dorëzimi.

Pagesa nga Ministria e Financave parashikohet të kryhet brenda 90 ditëve nga certifikimi përfundimtar. Një tjetër element i draftit është krijimi i një fondi të dedikuar për industrinë audiovizuale, i cili do të financohet pjesërisht nga subjektet e sektorit mediatik dhe të komunikimeve elektronike.

Sipas projektligjit, 5% e masës së tatimit mbi fitimin që paguajnë subjektet që ofrojnë transmetim audiovizual, platformat online dhe operatorët e kinemave do të kalojë në fondin e AKKA-së. E njëjta normë prej 5% parashikohet edhe për kompanitë që ofrojnë shërbime interneti, ndërsa operatorët e komunikimeve elektronike do të kontribuojnë me 2% të tatimfitimit.

Drafti zgjeron edhe kategoritë e projekteve që mund të mbështeten financiarisht. Përveç filmave artistikë, dokumentarëve dhe animacionit, mbështetje mund të përfitojnë edhe serialet, projektet immersive me teknologji VR dhe AR, projektet e post-produksionit, bashkëprodhimet ndërkombëtare dhe videolojërat.

Projektligji parashikon gjithashtu krijimin e Komisionit Shqiptar të Filmit si strukturë funksionale brenda AKKA-së, me qëllim promovimin e Shqipërisë si destinacion për prodhime filmike dhe audiovizuale, si dhe asistimin e producentëve vendas dhe të huaj për marrjen e lejeve të xhirimit në territorin shqiptar.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43