Flash

Shqipëria mbetet poshtë standardeve të BE-së, me mungesë gjyqtarësh për banor

Lapsi.al 12 May 2026
Shqipëria mbetet poshtë standardeve të BE-së, me

Sistemi gjyqësor në vend mbetet dukshëm nën standardet e Bashkimit Europian për sa i përket raportit të gjyqtarëve për banorë, sipas të dhënave të raportit të fundit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian për Efiçencën në Drejtësi (CEPEJ), mesatarja europiane është 21.9 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Në Shqipëri, ky tregues rezulton ndjeshëm më i ulët në të gjitha matjet e përdorura nga struktura gjyqësore.

Konkretisht, sipas strukturës organizative (dekreti), vendi regjistron 17.35 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Sipas organikës faktike, ky raport zbret në 14.32 gjyqtarë për 100 mijë banorë. Ndërsa sipas organikës efektive, shifra ulet më tej në 12.73 gjyqtarë për 100 mijë banorë.

Në nivel organizativ, raporti i gjyqtarëve ndaj stafit administrativ që i shërben një gjyqtari në Shqipëri është 3.13, pra rreth 3.13 punonjës për çdo gjyqtar. Sipas organikës faktike, ky tregues rritet lehtë në 3.5 staf për gjyqtar, ndërsa në organikën efektive arrin në 3.9 staf administrativ për gjyqtar.

Në të gjitha rastet, Shqipëria mbetet nën mesataren europiane të CEPEJ-it, e cila është 4.12 staf administrativ për çdo gjyqtar. Edhe në këtë tregues, burimet mbështetëse për gjyqtarët mbeten më të ulëta krahasuar me standardin e Bashkimit Europian.

Ky hendek bëhet më i dukshëm në nivelin e strukturës organizative, ku diferenca ndaj mesatares europiane është më e theksuar. Numri i stafit jogjyqësor për 100 mijë banorë në Shqipëri për vitin 2025 është 50.16, sipas organikës faktike. Në krahasim, mesatarja europiane e vitit 2022 qëndron në 55.5 punonjës për 100 mijë banorë.

Të dhënat e KLGJ-së konfirmojnë se hendeku me BE-në mbetet konstant në vitet e fundit, ku në të gjitha skenarët Shqipëria qëndron nën pragun europian të CEPEJ-it. Kjo, ashtu siç theksohet shpesh në raporte, e vendos reformën në drejtësi përballë sfidës së kapaciteteve njerëzore, teksa rritja e numrit të çështjeve në gjykata e thellon presionin mbi sistemin ekzistues.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë vitit referues (2025) kanë ushtruar efektivisht funksionin e gjyqtarit në gjykatat e të gjitha niveleve gjithsej 306 gjyqtarë. Në të njëjtën periudhë, kjo nënkupton se sistemi gjyqësor ka funksionuar me rreth 73.38% të kapacitetit të tij./Monitor

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI