Flash

Cassano akuza Allegrit: “Leao zëvendësohet që ta fishkëllejnë e shpëton byt*ën e tij”

Lapsi.al 12 May 2026
Cassano akuza Allegrit: “Leao zëvendësohet që ta

Milani i teknikut Max Allegri humbet në shtëpi ndaj Atalantës dhe tani kualifikimi në Champions League është vërtet në rrezik. Një humbje që ndezi zemërimin e tifozëve kuqezi duke nisur gjuetinë ndaj fajtorit. Nga Furlani te drejtuesit, duke kaluar te Allegri dhe Tare. Këta të fundit janë përcaktuar si përgjegjësit kryesorë të këtij dështimi sportiv. Te “Viva el Futbol”, programi streaming i drejtuar nga Lele Adani, Antonio Cascano dhe Nicola Ventola, analizohet pikërisht ky aspekt. Për ta, përgjegjësitë duhen atribuar pikërisht drejtorit sportiv dhe vetë teknikut Allegri. Sipas ish-sulmuesit, trajneri po bën që edhe disa lojtarë të paraqiten keq, si Leao.

Cassano këtë vit e ka sulmuar disa herë sulmuesin portugez me akuza për rendiment të dobët, duke marrë edhe përgjigje në rrjetet sociale nga vetë lojtari. Provokime në distancë që e kanë çuar marrëdhënien mes tyre vërtet në limit. Por në këtë rast ai mbron lojtarin dhe vë në pah një sjellje të teknikut Allegri që sipas tij e ka vënë në vështirësi vetë lojtarin portugez, padyshim në një situatë të pakëndshme: “Mua Leao nuk më pëlqen, por çfarë ndihme i dha Allegri? Zero – shpjegon ai -. Në shumë ndeshje e zëvendësoi kur skuadra ishte në rënie të lirë që ai të merrte më shumë vërshëllima dhe të shpëtonte prapanicën e tij”.

Cassano mbron Leaon nga menaxhimi i Allegrit

Tema e zëvendësimeve të Leaos ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes te Milani. I famshëm ishte zëvendësimi në Romë kundër Lazios, kur portugezi doli i pakënaqur nga fusha duke u ankuar ndaj Pulisiç për disa topa që amerikani nuk ia kishte pasuar. Kasano mendon se zëvendësimet e shumta të Leaos pikërisht në momentet kur skuadra vuante më shumë ishin një lloj mungese respekti ndaj lojtarit. Në këtë pikë Kasano ndalet edhe te një tjetër aspekt që lidhet me Leaon:

“Ky djalë provoi madje të bënte edhe rrëshqitje kundër Atalantës, i ndoti pantallonat, por në këtë moment është në vështirësi dhe ai vazhdon ta aktivizojë si sulmues qendre – shton më tej -. Meritat në fillim të sezonit i merrte Corradi për punën me sulmuesit, ai i bën të godasin portën kur vetë nuk dinte të godiste portën”. Më pas Cassano bën edhe një përmbledhje për Milanin: “Allegri e ka shkatërruar këtë skuadër dhe faji është edhe i Drejtorit Tare – përfundon ai -. Dhjetë muaj tmerr absolut. Unë nuk e kam parë kurrë Curva Sud të Milanit të largohet nga stadiumi. Dështimi më i madh është bërë nga trajneri dhe nga ai që e zgjodhi”.

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI