Flash

Banorët e prekur nga projekti TID para bashkisë, kundërshtojnë prishjen e banesave

Lapsi.al 12 May 2026
Banorët e prekur nga projekti TID para bashkisë,

Familjet që preken nga projekti TID janë rikthyer paraditen e sotme përpara bashkisë së Durrësit. Ndryshimi në projekt për restaurimin e objekteve të kultit (kisha katolike), që më parë ishin klasifikuar për prishje i ka detyruar banorët të kërkojnë informacion dhe transparencë, në lidhje me vijimësinë e tij.

Me një kërkesë të firmosur nga 20 familje i janë drejtuar autoritetit vendor, duke kërkuar transparencë dhe duke nënvizuar se do të vazhdojnë të kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.

Një projekt që mbivendoset mbi historinë, për t’u zëvendësuar me kulla deklarojnë banorët. Përfaqësia e banorëve i është drejtuar Bashkisë së Durrësit për të kërkuar takim me kryebashkiaken, por edhe këtë herë kanë gjetur dyert e mbyllura.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI