Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

20 mijë euro për transferimin e një të dënuari në Turqi, gjykata dënon ish-gardistin

Lapsi.al 12 May 2026
20 mijë euro për transferimin e një të dënuari në

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar këtë të martë dënim me burg për ish-gardistin Zef Mali.

Mali përfitoi ulje me 1/3 të dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1vit e 8 (tetë) muaj burgim për veprën penale të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë.

Sipas hetimeve të SPAK, ish-gardisti Zef Mali ka kërkuar dhe marrë 20 mijë euro për të përshpejtuar transferimin në Shqipëri të një shtetasi të i dënuar në Turqi.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 196, të viti 2025, në ngarkim të të pandehurve Zef Mali dhe Jemine Çoku”. 2. Gjykimi i kësaj ?ështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Alma Kodraliu dhe Etleva Deda, me vendimin nr. 39, datë 12.05.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Zef Mali, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 4 dhe 25 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite e 6 (gjashtë muaj) muaj burgim.

2. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 1(një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

3. Në aplikim të neneve 30/5 dhe 35, të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues, heqjen e së drejtës për të pandehurin Zef Mali, për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 (pesë) vjet.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurës Jemine Çoku, për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

5. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e pandehura përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

6. Në aplikim të nenit 52/a/1 të Kodit Penal, Gjykata urdhëron përjashtimin nga vuajtja e dënimit për të pandehurën Jemine Çoku.

7. Lidhur me provat materiale, bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale, Gjykata urdhëron që ato të mbeten për llogari të dosjes së ndarë.

8. Në bazë të nenit 224 të K.Pr.Penale, CD e përgjimeve dhe ato të kompanive celulare, mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor.

9. Shpenzimet hetimore si dhe ato gjyqësore (sipas procesverbalit bashkëlidhur), ju ngarkohen solidarisht të pandehurve. 10. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43