Flash

Shqipëria përballet me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve “freelance”

Lapsi.al 11 May 2026
Shqipëria përballet me rënien më të madhe të

Shqipëria po përballet me një tkurrje të ndjeshme të punonjësve në platformat online. Sipas raportit të fundit rajonal “Gigmetar” për vitin 2025, Shqipëria rezulton vendi me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve freelance (profesionistë të lirë online) në platformat upwork, Freelance, Guru etj, nga të gjithë vendet e Rajonit të Europës Juglindore.

Ndërkohë që rajoni në tërësi ka pësuar një tkurrje të lehtë prej 0.7% nga korriku 2024 në maj 2025, Shqipëria regjistron rënien me të madhe prej 5.3% të numrit total të punëtorëve aktivë në platformat kryesore.

Ky trend është veçanërisht i dukshëm në platformën Upwork, ku numri i shqiptarëve të angazhuar u ul me 7.5%, dhe në Freelancer, ku ndryshe nga vendet e tjera të rajonit që patën rritje, Shqipëria shënoi një rënie prej 1%.

Raporti nxjerr në pah një tjetër Shqipëria ka popullsinë më pak aktive të freelancer në rajon, me vetëm 28.2% të punëtorëve që janë realisht të angazhuar me projekte, krahasuar me Maqedoninë e Veriut e cila kryeson me mbi 40%.

Ekspertët e raportit sugjerojnë se, ulja po vjen nga pasiguria në sektorin teknologjik global dhe efektet që ka dhënë rritja e inteligjencës Artificiale që po ndryshon kërkesën për shërbime.

Megjithatë, për rastin e Shqipërisë, faktorë si migrimi i të rinjve dhe mungesa e aftësive digjitale të specifikuara janë shkaqe kyçe që po dekurajojnë punëtorët e rinj të hyjnë ose të qëndrojnë në këtë treg.

Të dhënat nga Gigmetar tregojnë se në 2025 po punojnë në platforma 4108 shqiptare, me tkurrje 5.3 për qind nga viti 2024.

Pavarësisht rënies, Upwork mbetet platforma kryesore për shqiptarët, duke mbajtur 68.2% të tregut vendas. Tkurrja më e madhe vjen nga profesionet e zhvillimit të software-ve dhe dizajnit kreativ.

Ndërkohë që Shqipëria po braktis punën në platforma që lulëzoi gjatë pandemisë, vende si Rumania dhe Hungaria kanë shënuar stabilitet ose rritje të lehtë./ Monitor

Të këshilluara

Shpërthim me tritol në një biznes në Laç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Laçit, ku pranë një biznesi ka shpërthyer një lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku dyshohet se ësh...

10:47

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI