Flash

"Më duhen 200 mijë...", prokurori lexon në gjyq sms e Metës për Kastriot Ismailajn

Lapsi.al 11 May 2026
"Më duhen 200 mijë...", prokurori lexon në gjyq sms e

Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi ka lexuar në sallën e gjyqit një mesazh që sipas tij, Ilir Meta i ka dërguar në vitin 2009 biznesmenit të DIA-s, Kastriot Ismailaj, duke i kërkuar një shumë prej 200.000 eurosh, por rrethanat dhe shkaku nuk dihen.

“Ilir Meta dhe Kastriot Ismaili, kanë pasur lidhje të ngushta. Në vitin 2009 ka një SMS që i pandehuri i dërgon Ismailit: “Nesër më duhen patjetër 200 mijë, mos harro”, lexoi prokurori Sotir Kllapi.

Mirëpo, ky pretendim u kundërshtua nga avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i cili theksoi se kjo përmbajtje nuk ndodhet në dosje që disponon ai. Edhe në fashikujt që kanë rrjedhur në media muaj më parë, ky episod nuk rezulton.

“Kjo nuk është në dosjen që kemi ne”, është shprehur avokati. Ndërkohë, si përfaqësues i akuzës, prokurori Sotir Kllapi ka vijuar më tej me një tjetër fakt penal ndaj Ilir Metës, ai që lidhet me lobimin në Amerikë për llogari të ish-LSI.

Ai është shprehur se pavarësisht mohimit, Ilir Meta ka qenë në dijeni të plotë të marrëveshjes së lobimit të partisë së tij, Lëvizja Socialiste për Integrim, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“LSI ka bërë marrëveshje me disa kompani, u raportua se ajo marrëveshje zgjati 1 vit e katër muaj, por realisht ishte një muaj, me kosto 15 mijë dollarë që kaloi nga llogaria. Fatura e parë, 10 shkurt 2016, fatura tres, 11 maj 2016, fatura e katërt, 28 qershor 2014. Tre fatura janë paguar nga LSI, 93 mijë dollarë, një nga kompania e Shatkut. Meta ka qenë në dijeni se LSI po financonte marrëveshjen dhe një pjesë është paguar nga Shatku në SHBA.

Pagesat ishin periodike. LSI ka marrë shërbime nga GSIS, ku Meta e Panariti kanë shkuar në SHBA. Janë vërtetuar lidhje të vazhdueshme, takim i zotit Meta në Marok dhe SHBA me zotin Shatku. Meta dhe Kryemadhi ndikuan te Haxhinasto, ministër i Infrastrukturës, për të ndryshuar një urdhër”, ka theksuar prokurori Sotir Kllapi.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI