Flash

Maliq/ Laborator nëntokësor droge i fshehur nën kotecin e pulave

Lapsi.al 11 May 2026
Maliq/ Laborator nëntokësor droge i fshehur nën kotecin e pulave

Një ambient i fshehtë për kultivimin dhe përpunimin e drogës është zbuluar në fshatin Vreshtas të Maliqit, i ndërtuar poshtë një koteci shpendësh. Sipas Prokurorisë së Korçës, hapësira nëntokësore ishte përshtatur në mënyrë profesionale për kultivimin dhe tharjen e cannabis sativa, me sisteme ventilimi, ndriçimi, ngrohjeje dhe ujitjeje. Për rastin është arrestuar shtetasi me iniciale K.L., ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit, të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Korçës, u sekuestruan rreth 5.4 kilogramë cannabis sativa në proces tharjeje dhe e paketuar në doza të vogla, një sasi e vogël e dyshuar kokainë, peshore elektronike, pajisje të kultivimit, si dhe një armë në formë pistolete me bombol gazi të kompresuar. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se ambienti furnizohej me energji elektrike në mënyrë të paligjshme, përmes lidhjes direkte me rrjetin.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI