Flash

“Hala Madrid”, postimi i Mbappé ngjan si tallje: tifozët e Realit i vërsulen keq

Lapsi.al 11 May 2026
“Hala Madrid”, postimi i Mbappé ngjan si tallje: tifozët

Kylian Mbappé ishte mungesa e madhe e El Clasico-s së mbrëmshme mes Barcelonës dhe Real Madrid. Sulmuesi francez ishte stërvitur gjatë javës duke bërë gjithçka për të qenë prezent, por kur dukej se prania e tij ishte e sigurt, erdhi tërheqja në mëngjes. Pesë minuta para fundit të seancës së fundit, lojtari u largua për shkak të një shqetësimi në muskujt e pasëm të kofshës, gjë që e detyroi Arbeloan të ndryshonte të gjitha planet. Dhe të mendosh që analizat klinike kishin treguar se Mbappé ishte rikuperuar plotësisht nga dëmtimi muskulor.

I mbetur jashtë ndeshjes, Mbappé u sistemua rehat në shtëpinë e tij, në divan, për të ndjekur sfidën. Siç u pa në një “story” të publikuar në Instagram, lojtari, tashmë në polemikë me një pjesë të tifozëve të Realit, publikoi një foto të ndeshjes në televizor ku shihej qartë rezultati 2-0 për katalanasit që kishte mbyllur pjesën e parë. Poshtë kishte shkruar: “Hala Madrid”. Një tallje për disa tifozë që nuk e vlerësuan aspak kohën dhe mungesën e delikatesës në publikimin e asaj fotoje, sikur po ironizonte Arbeloan.

Lexo më tej: Barcelona fiton titullin e 29 në El Clasico: thyen 2-0 Real Madrid në Camp Nou

Pra, rrëfimet mbi situatën e krijuar te Real Madrid pasurohen me elementë të rinj. Mbappé ishte vënë menjëherë në shënjestër për pushimet e papritura në Cagliari, Itali, me të dashurën e tij – aktoren Ester Exposito – ndërsa po rikuperohej nga dëmtimi. Për tifozët e Realit ishte një sjellje absolutisht mosrespektuese ndaj shokëve të skuadrës, klubit dhe tifozëve, sidomos në prag të El Clasico-s.

Në rrjetet sociale peticioni për largimin e tij nga Real Madrid u përhap dita-ditës. “MbappéOut” u bë menjëherë viral deri në rikthimin e francezit në stërvitje. Mes çështjes së sherrit Valverde-Tchouameni, sulmuesi francez u filmua duke qeshur teksa largohej nga qendra stërvitore me makinën e tij. Një tjetër mungesë respekti që tifozët e Realit nuk e prisnin. E tani, veprimi i tij u duk si një autogol.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI