Flash

Gjyqi në themel ndaj Metës, mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e dytë

Lapsi.al 11 May 2026
Gjyqi në themel ndaj Metës, mbahet sot në Gjykatën e

Seanca e dytë për gjyqin në themel ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, zhvillohet ditën e sotme në orën 12:00 në Gjykatën e Posaçme. Në seancën e kaluar, Meta u shfaq pas kafazit të xhamtë, për herë të parë që pas arrestimit të tij, ku lëshoi akuza në drejtim të sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar si proces të turpshëm.

Ish-presidentit iu rrëzua kërkesa që gjyqi të transmetohet drejtpërdrejtë nga mediat, por pak momente të çeljes së seancës ku kamerat u lejuan, ish-presidentit u shfaq për herë të parë në publik, pas arrestimit, ku u pa se kishte pësuar një transformim të dukshëm fizik.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

Të këshilluara

Putin: Lufta në Ukrainë po mbaron

Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se beson që konflikti në Ukrainë po i vjen fundi. "Unë besoj se çështja po merr fund", - u tha Putin gazetarëve, du...

20:17

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI