Flash

Dyshohet se kirurgu ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren, reagon Spitali Rajonal i Korçës

Lapsi.al 11 May 2026
Dyshohet se kirurgu ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren, reagon Spitali

Pas kallëzimit të një 21-vjeçareje se është ngacmuar seksualisht nga kirurgu 72-vjeçar shtetasi N.N, pasi ishte paraqitur pranë Spitalit Rajonal Korçë për simptoma shëndetësore, lidhur me këtë situatë ka reaguar spitali, duke bërë të ditur se është vënë menjëherë në dijeni të rastit dhe ka bashkëpunuar me organet ligjzbatuese për ndjekjen e të gjitha procedurave të nevojshme.

Duke e konsideruar këtë një çështje tejet sensitive dhe serioze, Spitali Rajonal Korçë shpreh qëndrimin e prerë se çdo pretendim apo sjellje që cënon dinjitetin, integritetin dhe sigurinë e pacientëve është e papranueshme dhe duhet të trajtohet me përgjegjësi të plotë institucionale dhe ligjore.

Mësohet se institucioni ka nisur menjëherë verifikimet administrative të brendshme, ndërkohë që do të ndiqet me korrektësi çdo procedurë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rezultatet e hetimeve të organeve kompetente.

Për këtë shkak, deri në një vendim nga organet kompetente, është bërë pezullimi i mjekut nga funksionet e tij.

Në respekt të procesit hetimor dhe për të garantuar integritetin e tij, Spitali Rajonal Korçë nuk mund të japë në këtë fazë detaje të mëtejshme mbi rastin.

Mbrojtja e pacientit, etika profesionale dhe standardet e ofrimit të kujdesit shëndetësor mbeten prioritete të panegociueshme për institucionet tona.

Të këshilluara

Endri Meksi paraqitet në SPAK

Biznesmeni Endri Meksi është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ende nuk dihet arsyeja, se për çfarë është paraqitur Mek...

11:15

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI