Flash

Berisha: Edi Rama e ka shndërruar integrimin e vendit në një proces okult

Lapsi.al 11 May 2026
Berisha: Edi Rama e ka shndërruar integrimin e vendit në një

Kreu i Partisë Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka shndërruar procesin e integrimit në një proces okult, që duhet të arrihet përmes mashtrimesh dhe lobingjeve korruptive.

Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve ne lidhje me këtë çështje ai tha se, “Ju duhet ta dini se ka pesë muaj që në një forum në Bruksel që quhet COELA, forum shumë serioz, që vizitoi edhe Shqipërinë para 4 muajsh. Erdhën 27 përfaqësues të vendeve anëtare, diplomatë, erdhën në Shqipëri, i panë gjërat në vend dhe ka kaq muaj që ata mblidhen me përgjegjësinë më të madhe, raportin për Shqipërinë e shqyrtojnë dhe shtojnë vazhdimisht kërkesa mbi të. Edi Rama fsheh çdo rekomandim të tyre. Fsheh çdo sugjerim të tyre. Çdo kritikë të tyre.

Sipas Berishës, ajo që ka bërë opozita është të denoncojë çdo tentativë manipulimi me këtë proces në mënyrë që të ketë transparencë.

Marsi Korreshi, SYRI TV: A keni një përgjigje për deklaratën e tij se opozita është një specie unike që po bllokon procesin e integrimit?

Sali Berisha: Opozita po ndihmon procesin e integrimit në mënyrën më serioze.

Opozita ka pasur një betejë shumë të fortë. Ka zhvilluar një betejë shumë të fortë dhe është krenare se ia ka dalë të përmbysë mashtrimet e qeverisë dhe lobingjeve korruptive dhe të tregojë të vërtetën e realitetit shqiptar si rruga e vetme për një proces integrimi.

Në rast se e lexuat rekomandimet e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, një proces integrimi të bazuar në meritën.

Vetëm këtë ka bërë dhe bën opozita.

Rrugën për në BE ia mbyllin Shqipërisë ata që mbrojnë vjedhjet e qytetarëve shqiptarë.

Ata që shndërrojnë zgjedhjet në farsë, duke shkrirë në një institucionet e shtetit me strukturat e partisë. Duke angazhuar bandat dhe kartelet e drogës.

Ata janë faktorët që pengojnë dhe vështirësojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

Janë ata, të cilët bëjnë çdo gjë për ta shndërruar procesin më themelor të shoqërisë shqiptare sot në një proces okult.

Të mbyllur.

Ju duhet ta dini se ka pesë muaj që në një forum në Bruksel që quhet COELA, forum shumë serioz, që vizitoi edhe Shqipërinë para 4 muajsh. Erdhën 27 përfaqësues të vendeve anëtare, diplomatë, erdhën në Shqipëri, i panë gjërat në vend dhe ka kaq muaj që ata mblidhen me përgjegjësinë më të madhe, raportin për Shqipërinë e shqyrtojnë dhe shtojnë vazhdimisht kërkesa mbi të.

Dhe përfaqësuesi i Shqipërisë është në ato diskutime.

Edi Rama fsheh çdo rekomandim të tyre.

Fsheh çdo sugjerim të tyre.

Çdo kritikë të tyre.

Edi Rama e shndërron këtë në një proces okult, të mbyllur, sikur e ka pronë të veten dhe jo një proces që duhet të ketë, siç thotë Parlamenti Evropian, epiqendër rolin e parlamentit, opinionin publik, shoqërinë civile, mediat e me radhë.

Të këshilluara

Putin: Lufta në Ukrainë po mbaron

Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se beson që konflikti në Ukrainë po i vjen fundi. "Unë besoj se çështja po merr fund", - u tha Putin gazetarëve, du...

20:17

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI