Flash

Balla kallëzoi Berishën për shpifje, shtyhet seanca në GJKKO, mungon deputeti i PS

Lapsi.al 11 May 2026
Balla kallëzoi Berishën për shpifje, shtyhet seanca në

Seanca e parë gjyqësore për padinë për shpifje mes Taulant Ballës dhe Sali Berishës është shtyrë. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e kreut të grupit të PS, Taulant Balla, i cili kishte paraqitur në gjykatë një kërkesë për shtyrje, pasi e kishte të pamundur të ishte i pranishëm për shkak të mbledhjes së grupit parlamentar.

Berisha ishte përfaqësuar me prokurë të posaçme nga avokati i tij mbrojtës, Genc Gjokutaj. Gjykatësi Besmir Stroka caktoi datën 22 maj, ora 10:00, për zhvillimin e seancës së radhës.

Kreu i PD-së u padit nga Balla pas publikimeve të bëra prej tij në rrjetet sociale, ku akuzonte Ballën se kishte ndikuar në lirimin nga qelia të Marjo Çelës, vëllait të Suel Çelës, i akuzuar si kreu i një organizate kriminale në Elbasan.

Kreu i PD postoi një mesazh nga “qytetari dixhital”, sipas të cilit “Balla ka nxjerrë nga burgu i Peqinit një person të rrezikshëm si Mario Çela dhe e ka dërguar në një dhomë urgjence në spitalin e Elbasanit”.

Që prej 20 shkurti kur është zhvendosur me urgjencë drejt spitalit të burgut rikthehet në ambientet spitalore, publike apo private, herë pas herë. Kjo për shkak të problemeve të herëpashershme në mushkëri dhe zemër. Për shkak të këtyre problemeve Çela kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, por që u refuzua nga Gjykata e Posaçme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 11 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me 81.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:21

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI