Flash

Trump: Sapo lexova përgjigjen e Iranit dhe nuk më pëlqeu

Lapsi.al 10 May 2026
Trump: Sapo lexova përgjigjen e Iranit dhe nuk më pëlqeu

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump e përshkroi përgjigjen iraniane ndaj propozimit amerikan të paqes si “krejtësisht të papranueshme”.

"Sapo lexova përgjigjen nga të ashtuquajturit “përfaqësues” të Iranit. Nuk më pëlqen dhe është krejtësisht e papranueshme", - tha presidenti amerikan, sipas Reuters.

Më herët, agjencia iraniane e lajmeve IRNA raportoi se përgjigjja e Iranit iu përcoll Shteteve të Bashkuara përmes kanaleve të ndërmjetësimit pakistanez, ndërsa kuadri i propozuar përcakton që "në këtë fazë, negociatat do të përqendrohen në përfundimin e luftës".

Sipas Agjencisë Iraniane Tansim, propozimi i Iranit përfshin nevojën për një përfundim të menjëhershëm të luftës në të gjitha frontet, si dhe garanci kundër çdo sulmi të ri ndaj Teheranit. Në të njëjtën kohë, propozimi i Iranit thekson nevojën për të hequr sanksionet e SHBA-së mbi shitjet e naftës iraniane për një periudhë prej 30 ditësh.

Teherani ka shprehur dyshime nëse dhe në çfarë mase diplomacia amerikane është serioze.

"Përshkallëzimi i fundit i tensioneve nga forcat e armatosura amerikane dhe shkeljet e shumta të armëpushimit nga ana e tyre ngrenë dyshime për motivet dhe seriozitetin e palës amerikane në lidhje me rrugën e diplomacisë", - theksoi dje Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi.

Në një postim, Trump sulmoi ashpër si Teheranin ashtu edhe kundërshtarët e tij politikë, duke shkruar se "Irani ka luajtur lojëra me Shtetet e Bashkuara dhe pjesën tjetër të botës për 47 vjet".

Trump pretendon se ish-Presidenti Barack Obama "jo vetëm që ishte në favor të Iranit", por "mori anën e tyre duke përjashtuar Izraelin dhe të gjithë aleatët e tjerë".

“Për 47 vjet, iranianët na kanë tallur, na kanë lënë të presim, kanë vrarë njerëzit tanë me bombat e tyre në rrugë, kanë shtypur protestat dhe së fundmi kanë vrarë 42,000 protestues të pafajshëm e të paarmatosur, dhe kanë qeshin me vendin tonë që është përsëri i shkëlqyer. Ata nuk do të qeshin më! ”, shtoi presidenti amerikan. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Putin: Lufta në Ukrainë po mbaron

Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se beson që konflikti në Ukrainë po i vjen fundi. "Unë besoj se çështja po merr fund", - u tha Putin gazetarëve, du...

20:17

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI