Flash

Slavia Pragë, 3 minuta larg “titullit” me Spartën: rrezikon ta humbasë prej tifozëve

Lapsi.al 10 May 2026
Slavia Pragë, 3 minuta larg “titullit” me Spartën:
Çmenduria e tifozëve rrezikon t’i kushtojë Slavia Pragës një titull që e kishte tashmë në xhep dhe të përmbysë një verdikt që dukej i shkruar në kampionatin çek. Derbi me Spartën u shndërrua në një makth dhe në formën më të madhe të autogolit të çmendur për pasojat disiplinore që paralajmërohen. Pushtim fushe, gjueti ndaj njerëzve (e di mirë portieri Jakub Surovcik, i marrë në shënjestër nga huliganët që e goditën edhe me një flakadan), trazira dhe tentativa për përleshje trup më trup me ultrasit rivalë shoqëruan një ndeshje që, vetëm pak minuta nga fundi (në minutën e 97-të nga 100 të shtesës), Slavia e kishte në dorë duke fituar 3-2. Mungonte shumë pak: fitorja do t’i siguronte “titullin” me 3 javë përpara fundit. Por tani gjithçka vihet sërish në diskutim, pavarësisht avantazhit prej 8 pikësh. Në horizont shfaqen humbja në tavolinë dhe penalizimi në renditje që mund të hedhin gjithçka poshtë.

Incidentet dhe sulmi ndaj portierit të Spartës

Gjithçka nisi me një breshëri flakadanësh. Tifozët e Slavias ndezën pishtarët duke e kthyer fushën e futbollit në një skenë ferri. Ajo që ndodhi pak më pas i çoi të gjithë në kaos total. Hedhja e mjeteve piroteknike në fushë i dha sinjalin pushtimit nga grupimi më ekstrem i tifozëve të Slavias. Futbollistët dhe arbitrat u larguan menjëherë drejt dhomave të zhveshjes, policia hyri në fushë dhe nuk pati më asnjë mundësi që ndeshja të rifillonte. Fillimisht u ndërpre, më pas u pezullua përfundimisht. Slavia “I kuptoj fyerjet, por të më kërcënojnë mua dhe familjen time me vdekje apo të bëjnë gjeste si ‘do të të pres fytin’ është diçka tjetër. Është absolutisht e papranueshme që gjatë një ndeshjeje futbolli të ndiqesh, kërcënohesh dhe sulmohesh”, ishte reagimi i portierit Surovcik në një “story” të publikuar në Instagram. Për të, megjithatë, çështja nuk mbyllet këtu: “Do të ndjek ligjërisht këdo që ka bërë gjithë këtë”. Atij i hodhën edhe një gotë në fytyrë, por nuk ishte i vetmi që u sulmua: e njëjta gjë ndodhi edhe me sulmuesin Matyas Vojta dhe disa anëtarë të stafit mjekësor që nuk arritën t’i shpëtonin në kohë furisë së tifozëve të Slavias.

Çfarë rrezikon Slavia: ndëshkimi që mund t’i kushtojë titullin

Slavia, që deri në ndeshjen e mbrëmshme kishte 8 pikë avantazh ndaj Spartës (74 kundrejt 66 të rivalëve direktë), rrezikon humbjen në tavolinë. Por 0-3 është asgjë krahasuar me sanksionet e tjera shtesë që parashikohen edhe më të rënda dhe me pasoja shkatërruese në planin sportiv: një penalizim (pothuajse i sigurt) do ta rihapte plotësisht garën për titullin. Pjesa tjetër, si gjobat dhe mbyllja e disa sektorëve të stadiumit apo zhvillimi i disa ndeshjeve pa tifozë, vetëm sa do ta bënin këtë tallje të çmendur edhe më të hidhur.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI