Flash

Shtetësi për "sportistë elitarë"/Skandali që po pasuron trafikantë e zyrtarë federate

Lapsi.al 10 May 2026
Shtetësi për "sportistë elitarë"/Skandali që

Nga Elton Qyno/ Një raport i Shërbimit Informativ Shtetëror, dërguar zyrtarëve të lartë shtetërorë, përfshirë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, ngre alarmin për një fenomen të hapur ndjeshëm në Shqipëri, ku persona të huaj pajisen me shtetësi dhe më pas pasaportë shqiptare, duke u maskuar si “sportistë elitarë”.

Ky fenomen tashmë është kthyer në një biznes për zyrtarë të Ministrisë së Sporteve, disa Federatave Sportive në Shqipëri dhe zyrtarë të tjerë që trajtojnë dokumentacionin e falsifikuar, për gjoja importimin e “sportistëve elitarë” në Shqipëri.

Raporti thekson se gjithçka është një mashtrim i kombinuar mes disa grupeve, ku qëllimi është përfitimi i shumave monetare nga emigrantë të paligjshëm që hyjnë në Shqipëri, por prezantohen si sportistë të talentuar në fusha të ndryshme të sportit.

Në linjë të kësaj skeme janë personazhe falsifikatorësh që veprojnë si agjenci turistike-emigrantësh sezonalë për punë, të cilët vijnë në Shqipëri.

Këto grupe kontrollojnë dhe individë të caktuar që, kundrejt pagesave të majme, i natyralizojnë si sportistë elitarë, duke i kanalizuar më lehtë në etapat e shitjes së shtetësisë shqiptare.

Dhënia e shtetësisë dhe më pas pajisja me një pasaportë të Republikës së Shqipërisë, është kthyer në një ëndërr në sirtar për shumë nga qytetarët e vendeve të treta të Afrikës dhe vendeve të mbërthyera nga konfliktet ushtarake.

Në një periudhë 5-vjeçare, Shqipëria është “pushtuar” nga valë të mëdha emigrantësh që vijnë nga vendet e varfra të Afrikës, emigrantë nga Ukraina dhe vende të tjera të përfshira në konflikte civile dhe ushtarake.

Veç personazheve të agjencive trafikuese të emigrantëve “sportistë profesionistë”, janë të implikuar dhe zyrtarë të Federatave të ndryshme sportive që operojnë në Shqipëri dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Gjithçka është një skemë zinxhir që nis nga agjencitë e trafikantëve, shtrihet tek federatat sportive, më pas në ministri dhe deri lart, ku jepet shtetësia dhe më pas pasaportat shqiptare shërbejnë për udhëtim dhe qëndrim të lirshëm brenda zonës Shengen të Europës.

Një mundësi e artë kjo për shtetas të huaj, që liria e lëvizjes së tyre është e kufizuar nga shumë rrethana.

Një mekanizëm i përsosur funksionon prej vitesh, ku federata të caktuara shqiptare “rekrutojnë” sportistë gjasme me rekorde të larta dhe, duke përfituar nga lehtësirat procedurale për sportistët (nuk kanë kusht njohjen e gjuhës apo të historisë shqiptare, siç është për të huajt e tjerë), kryejnë çdo muaj një numër të konsiderueshëm shtetësish shqiptare.

Federatat shqiptare bëjnë një “kontratë” angazhimi sportiv për talentin e huazuar nga jashtë. Këtë kontratë ia dërgojnë KOKSH-it (Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar) dhe mandej ky i fundit ia dërgon për miratim formal Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, që ministria ua miraton më pas.

Më tej, praktika e “sportistit” i shkon për miratim shtetësie Presidentit Bajram Begaj, i cili në shumë raste i ka miratuar kërkesat për dhënien e shtetësisë.

Vetëm për vitin 2023, një nga Federatat që operon në Shqipëri, e cila nuk ka shkëlqyer apo nuk është dëgjuar ndonjëherë në aktivitete sportive elitare, mësohet të ketë bërë mbi 20 shtetësi për “sportistë” nga Ukraina apo vendet e botës së tretë.

Ndërkohë që kjo federatë nuk ka pasur kurrë, qoftë edhe në ditët e saj më të mira, më tepër se 6 sportistë aktivë, shqiptarë dhe jo më të huaj, në evenimentet sportive kombëtare apo ndërkombëtare.

Mbi 90 për qind e sportistëve elitarë, që janë pajisur me shtetësi shqiptare, jo vetëm që s’janë pjesë e sportit shqiptar apo federatave sportive shqiptare, por tashmë nuk jetojnë fare as në Shqipëri.

Shtetëzimi i të huajve në Shqipëri është një dukuri që, disa kohë më parë, maxhoranca e kryeministrit Edi Rama, mes shumë objektivave për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta, e sulmoi këtë të fundit edhe me dekretet për dhënien e tepruar të shtetësisë për personat e huaj në Shqipëri.

Komisioni Parlamentar në atë kohë (2019) mori në shqyrtim edhe këtë dukuri, që sot maxhoranca qeverisëse e ka lëshuar pa kontroll në duart e disa prej zyrtarëve dhe trafikantëve të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në Shqipëri.

Tashmë Komisionin Parlamentar për Kulturën dhe Sportin e kontrollon opozita, e cila, nëse do të thellohet të hetojë këtë dukuri jo të rastësishme që po ndodh në Shqipëri, do të zbulojë çudira së bashku me prokurorinë shqiptare. /Marrë nga Syri.net

Të këshilluara

Putin: Lufta në Ukrainë po mbaron

Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se beson që konflikti në Ukrainë po i vjen fundi. "Unë besoj se çështja po merr fund", - u tha Putin gazetarëve, du...

20:17

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43