Një zjarr i madh ka shpërthyer në një depo pranë Aeroportit Charles de Gaulle në Paris. Ai shkaktoi një re të dendur tymi që ishte e dukshme nga disa kilometra larg. Zjarri, i cili shpërtheu në një depo, nuk ka shkaktuar ndonjë të lënduar, por kërkoi ndërhyrjen e rreth gjashtëdhjetë zjarrfikësve.
Mediat franceze shkruajnë se rrethanat e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa flumturimet nuk u anulluan. Imazhet e shpërndara në mediat sociale tregojnë një tym të zi nga zonat përreth aeroportit.