Flash

Pasioni për zogjtë i kushtoi jetën, historia e ‘pacientit zero’ të Hantavirusit

Lapsi.al 10 May 2026
Pasioni për zogjtë i kushtoi jetën, historia e ‘pacientit

Pacienti zero i epidemisë së hantavirusit në një anije kroçiere është identifikuar si ornitologu (studiues që merret me studimin e zogjve) Leo Schilperoord, pasioni i të cilit i kushtoi jetën.

Burri 70-vjeçar dhe bashkëshortja e tij, Mirjam Schilperoord, 69 vjeçe, ishin në udhëtim në Amerikën e Jugut prej pesë muajsh.

Il Messaggero shkruan se ata mbërritën në Argjentinë më 27 nëntor dhe vazhduan udhëtimin në Kili dhe Uruguaj, për t’u kthyer më pas në Argjentinë në fund të marsit, ku ndërmorën një ekskursion fatal për vëzhgimin e shpendëve.

Çifti, me origjinë nga Haulerwijk, një fshat i vogël me 3 mijë banorë në Holandë, është identifikuar në nekrologjitë e publikuara në buletinin mujor të qytetit.

Vendgrumbullimi i mbetjeve në Ushuaia është vendi ku autoritetet argjentinase dyshojnë se çifti holandez thithi grimca të ardhura nga jashtëqitjet e minjve të orizit, me bisht të gjatë, bartës të variantit të rrezikshëm “Andes” të hantavirusit, forma e vetme e njohur që mund të transmetohet nga njeriu te njeriu.

Më 1 prill, çifti kishte hipur në anijen MV Hondius nga Ushuaia, së bashku me 112 persona të tjerë, shumë prej të cilëve ishin gjithashtu të apasionuar pas vëzhgimit të shpendëve ose shkencëtarë.

Më 6 prill, Leo kishte shfaqur temperaturë, dhimbje koke, dhimbje stomaku dhe diarre. Ai më pas vdiq në bordin e anijes, pesë ditë më vonë.

Mirjam zbriti nga anija, së bashku me trupin e Leo-s, më 24 prill, gjatë një ndalese të planifikuar në ishullin atlantik Santa Helena. Ajo mori një avion për në Johanesburg të Afrikës së Jugut dhe më pas një tjetër avion të kompanisë KLM për në Holandë, por nuk arriti kurrë në destinacion.

Ekuipazhi e kishte gjetur atë shumë të sëmurë për të fluturuar dhe në atë moment u detyrua ta zbriste nga avioni. Mirjam u rrëzua në aeroport dhe vdiq të nesërmen.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI