Flash

Mbyllet kampionati, Vllaznia e para: ja kush e pësoi në lojën e llogarive të bëra

Lapsi.al 10 May 2026
Mbyllet kampionati, Vllaznia e para: ja kush e pësoi në lojën e

Asnjë surprizë, çdo gjë ashtu si pritej në fund të sezonit të rregullt në Abissnet Superiore. E me asnjë surprizë nuk nënkuptohet fakti që skuadrat në vështirësi morën pikët në fusha që normalisht do të ishin problematike, por sepse të gjithë ata që kishin nevojë për pikë i morën pa asnjë problem. Tirana fitoi në Elbasan, Teuta mundi Egnatian e Vora të gjorin Bylis, që e dinte fatin që e priste. 36 javë u mbyllën tashmë me verdiktet e fundit, ndërsa faza e katërt i ka lënë shije të hidhur tifozëve… vetëm atyre.

Fituan të gjithë ata që i duhej

Faza e katërt e magjishme e Tiranës u mbyll si nisi: 23 pikë në 9 ndeshje, shtatë fitore e dy barazime pa asnjë humbje, duke bërë më shumë pikë se në tre fazat e para bashkë, ku në 27 ndeshje bardheblutë morën 21 pikë. Këtë herë skuadra e Orges Shehit shkoi të fitonte në Elbasan 1-3, aty ku kryesuesit shpenzuan një pikë avantazh për në Final 4 ndaj Vllaznisë (do të kenë 0 diferencë në katërshe), duke lejuar kryeqytetasit të shpëtonin nga playout me fitoren 1-2.

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/6a00a12fd1386.mp4"][/video]

Sukses logjik për Vllazninë, 2-0 kundër Flamurtarit të rënë që një javë më parë nga kategoria. Shkodranët kthehen të parët me një pikë mbi Elbasanin, por në Final 4 do të jetë një histori më vete.

[video width="756" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/6a00a43ac40af.mp4"][/video]

Vora shpëton, duke parakaluar Teutën, me fitoren e pritshme ndaj Bylis, që pranon me sportivitet rënien nga kategoria. Fitoret u ndanë në mënyrë të drejtë mes dy skuadrave, secila nga dy në shtëpinë e tyre dhe 5-2 i javës së fundit i dha mundësinë skuadrës së Bellait të shpëtojë direkt, duke i lënë vendin në playout Teutës.

[video width="642" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/6a00a1ad5924b.mp4"][/video]

Durrësakët morën fitoren e parë pas 8 javësh, duke mundur në Niko Dovana Egnatian 3-2, që misionin e kishte përmbushur një javë më parë duke përjashtuar Partizanin nga Final 4. Pikë që i duheshin skuadrës së ardhshme të teknikut Tetova, por që duhet të luajë edhe një ndeshje në playout me një mes Besës e Pogradecit për të siguruar qendrimin në Superiore.

[video width="746" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/6a00a9249afb0.mp4"][/video]

“Ngushëllimi” në derbi

Fitorja e vetme që nuk i bënte dhe prishte punë askujt ishte e Partizanit në derbin e kryeqytetit me Dinamon. Blutë e kishin distancën e sigurisë dhe lejuan pa keqardhje një fitore ngushëlluese të të kuqve 2-1 e para në fazën e katërt për njerëzit e drejtuar nga Zhivanaj. Tekniku Daja kishte për të menduar për finalen e Kupës dhe Final 4, ndaj kjo ndeshje nuk kishte prakitikisht asnjë rëndësi për Dinamon e tij.

[video width="642" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/6a00980777a78.mp4"][/video]

Verdiktet

Vllaznia, Elbasani, Egnatia e Dinamo do të luajnë në Final 4 nga 16 maji deri në 31 maj. Shkodranët e verdheblutë do të nisin me pikë të barabarta, Egnatia do ti ndjekë 3 pikë pas dhe Dinamo 7 pikë distancë.

Në playout shkon Teuta, që pozicionohet në vendin e tetë dhe për qendrimin në Superiore do të ndeshet me një mes Besës e Pogradecit, ndërsa Bylis i bashkohet Flamurtarit në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI