Flash

Grushta e karrige kokës: tifozët e Elbasanit e Tiranës rrihen në stadium para takimit

Lapsi.al 10 May 2026
Grushta e karrige kokës: tifozët e Elbasanit e Tiranës rrihen

Një ndeshje ku agonizmi i tifozëve duket edhe më i ashpër se ai i lojtarëve në fushë. Pikërisht kështu, sepse në kërkim të vendit të parë verdheblutë e Elbasanit nuk duken aq agresivë përballë këmbënguljes për të shpëtuar të bardhebluve të Tiranës. E kundërta e asaj që hapi sfidën, me sherrin e turpshëm të dy tifozerive në stadiumin “Elbasan Arena”.

Tifozët e Elbasanit dhe Tiranës janë përplasur fizikisht bashkë me grushte dhe flakadanë. Sapo tifozët e dy ekipeve janë futur në stadium, ka shpërthyer dhuna. Tifozët e Elbasanit janë nisur me shpejtësi drejt tribunës ku ndodheshin ata të Tiranës, duke i sulmuar me mjete të ndryshme. Tifozët verdheblu u afruan deri në sektorin e mbështetësve të Tiranës, që kanë reaguar duke përshkallëzuar situatën dhe asnjë prej stjuartëve nuk ka patur “mundësinë” të ndërhyjë, për shkak të rrëmujës. Më pas ishte e nevojshme ndërhyrja e policies, për të kthyer qetësinë dhe nisur ndeshjen.

Lexo më tej: “Partizani t'q*va robt”, lojtarët e Tiranës në ekstazë: koret fyese sjellin dënime

Tirana pas një faze të pashembullt me 6 fitore e 2 barazime synon të shmangë edhe “play out” me një fitore të fundit kundër kryesuesve të kampionatit. Skuadra e Orges Shehit aktualisht ndodhet jashtë zonës së ftohtë, ndërsa Elbasani mund ta mbyllë si vend i parë pas 36 javësh, por i duhet të fitojë ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt.

[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/AQOIML8owFA135edRV_baYQrJxfqNs4qVxEhqYQHxxINOr5o81vurUYZCO3PrBupyK6_rTA0EB9YjH9hKLJ0FA5_G7JMNnY6ZXIkhJQGsDz4Wg.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI