Flash

"Gonzato i njësuar me Ramën"/ Ambasadorët e BE reagojnë pas deklaratës së Berishës

Lapsi.al 10 May 2026
"Gonzato i njësuar me Ramën"/ Ambasadorët e BE

Një ditë pasi kreu i PD-së, Sali Berisha sulmoi ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzaton, kanë reaguar kolegët e tij europianë. Në një deklaratë të përbashkët, Ambasadorët e BE-së i kanë dalë në mbrojtje Gonzatos, duke u shprehur besimplotë ndaj profesionalizmit të tij.

“Deklaratë e Përbashkët e Ambasadorëve të BE-së të akredituar në Shqipëri – 9 Maj 2026. Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar”, thuhet në reagimin e tyre.

Mund të jetë një imazh i tekstit që thotë "Stavros Avgoustides @SAvgoustides Në dritën e kritikave të pajustifikuara dhe të papranueshme kundër Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të tij, Ambasadorët e BE-së të akredituar në Shqipëri lëshojnë deklaratën e mëposhtme: Deklaratë e Përbashkët e Ambasadorëve të BE-së të akredituar në Shqipëri Maj 2026 Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar."

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale një ditë më parë, krey u PD-së dha dhe një koment për ambasadorin Gonzato.

“Sa i përket ambasadorit aktual, unë kam shprehur: ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës, pasi ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera.

Ne jemi ata që i themi gjërat hapur dhe ai është përpjekur në shumë mënyra ta paraqesë opozitën si jo të orientuar drejt integrimit, por ka dështuar. Gonzato është unifikuar komplet me Edi Ramën. Unë partnerëve europianë do t’u them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, u shpreh Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI