Flash

Berisha: Rama fshehu raportin që ‘nxin’ Shqipërinë, mbuloi me propagandë mediatike

Lapsi.al 10 May 2026
Berisha: Rama fshehu raportin që ‘nxin’ Shqipërinë,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një videomesazhi akuzoi kryeministrin Rama se në “monologun e tij të së dielës” tentoi të fshehë raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke mos përmendur asnjë nga problematikat e ngritura aty për zgjedhjet, korrupsionin dhe procesin e integrimit europian.

Lideri demokrat u shpreh se, raporti damkos zgjedhjet në Shqipëri si një proces ku u zhduk kufiri mes shtetit dhe partisë, ku pati blerje vote dhe financime të paligjshme. Ai theksoi se në raport kërkohet heqja pa pengesa e imunitetit dhe goditet korrupsioni në nivelet më të larta të qeverisë.

Berish tha se, Belinda Ballukut, vijon të ushtrojë pushtet të plotë në qeveri, ndërsa raporti europian evidenton rënien e Shqipërisë në indeksin e korrupsionit dhe mbrojtjen politike ndaj aferave të AKSHI-t. Kryedemokrati tha se dokumenti i Parlamentit Europian ngre shqetësime edhe për mungesën e rolit të parlamentit në procesin e integrimit, situatën e mediave, trajtimin e minoriteteve dhe nivelin e lartë të varfërisë tek fëmijët shqiptarë.

Ai u ndal edhe tek kritikat e raportit ndaj nismës “Ballkani i Hapur”, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të minuar integrimin europian të vendit. Po ashtu, Kryetari i PD akuzoi Ramën se shmangu çdo koment për raportin IBAR dhe diskutimet mes vendeve anëtare të BE-së, duke theksuar se prej muajsh ndaj Shqipërisë po shtohen kushte dhe kërkesa të reja në rrugën drejt integrimit.

Në fund, Berisha ironizoi deklaratat e Ramës për mediat dhe startup-et, duke e akuzuar se kontrollon shumicën e mediave në vend dhe përdor propagandën për të manipuluar opinionin publik.

Të këshilluara

Shpërthim me tritol në një biznes në Laç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Laçit, ku pranë një biznesi ka shpërthyer një lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku dyshohet se ësh...

10:47

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI