Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Kullat i “qepen” bregdetit, priten grataçela në Velipojë, Qerret, Golem e Sarandë

Lapsi.al 9 May 2026
Kullat i “qepen” bregdetit, priten grataçela në

Katër mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit kanë marrë në shqyrtim disa qindra kërkesa për leje ndërtimi e zhvillimi ku përfshihen projekte turizmi, rezidencialë, infrastrukturë publike, ndërhyrje në energji dhe transport. Në mbledhjen e datës 30 mars 2026 bie në sy një kërkesë për shtyje leje ndërtimi të Inceneratorit të Tiranës. Projekti që mbart pas vetes dosje të tëra hetimore, vijon të mbetet ende në fazën e tij të parë pavarësisht qindra milionë eurove që kanë shkuar drejt këtyre projekteve në vend.

Konkretisht vendimi i KKTU specifikon “Leje për shtyrje afati të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese, Faza 1”, me vendndodhje në bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k.”.

Ndërkohë në të njëjtën mbledhje bien në sy kërkesa për projekte në bregdet qoftë për fshatra turistikë që në fakt më shumë janë projekte rezidenciale qoftë për ndërtesa shumëkatëshe. Kështu leje janë kërkuar për ndërtime në Palasë, Himarë, Sarandë por nuk mungojnë as në Shëngjin. Ajo që bie në sy është që shumëkatëshit po bëhen tahsmë normale për zonën bregdetare.

Kërkesat e subjekteve në Shëngjin janë për ndërtime 17 kate apo dhe 27 kate teksa në zonën e Golemit janë një seri ndërtimesh “24 kate mbi tokë, objekt aparthotel dhe shërbimi 8, 11, 16 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”. E njëjta situatë është dhe në Vlorë.

Në mbledhjen e datës 17 prill në listë bien në sy disa leje për ndërtime në Tiranë kryesisht me funksion banimi, të cilat nisin nga pak kate e deri në 45 kate ndërkohë nuk mungojnë as kullat si “Hotel 36 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë”, “Struktura polifunksionale, hotelerie dhe banimi me 18 kate mbi tokë dhe me 1 kat nëntokë me pishina”, me vendodhje në Velipojë.

Po kështu bie në sy leja për një stukturë brand name që do të ndërtohet brenda një prej subjekteve që ka marrë statusin e investimit strategji. Bëhet fjalë për Resort Turistik “Grand Hayatt Palase” me objekt hotelerie, casino dhe shërbime, me 1-7 kate mbi tokë dhe 2-8 kate nëntokë, me vendndodhje Bashkia Himarë .

Edhe në Sarandë bie në sy kërkesa për leje “Kalyx, Hotel me 5 yje me 20 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Idriz Alidhima”. Në Shëngjin janë edhe dy projekte të tjera si “Lyonesse Tower” me 1,2,3,15,19, 20 kate mbi tokë dhe 2 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Shëngjin, Bashkia Lezhë dhe “Struktura (banim, shërbime, hotel) 1, 7, 8, 9, 14, 15 dhe 20 kate mbi tokë dhe 3 kate pjesërisht nëntokë”, me vendndodhje në Malin e Shëngjinit, Bashkia Lezhë.

Në mbledhjen tjetër të datës 24 prill dhe atë të 29 prill bien në sy kërkesa për leje për ndërtimeë shumëkatëshe në Tiranë por edhe në rajone të tjera si Fushë Krujë teksa kryeson bregdeti siç është objekt rezidencial dhe hoteleri me 33 kate mbi tokë dhe 4 kate nën tokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë./ Monitor 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43