Flash

Zjarr masiv në Radhimë/ Shkrumbohet një beach bar, rrezikohen 4 hotele

Lapsi.al 8 May 2026
Zjarr masiv në Radhimë/ Shkrumbohet një beach bar, rrezikohen 4

Një zjarr i madh raportohet në Radhimë të Vlorës. Flakët janë para shumë pranë hoteleve dhe lokaleve, por vatra mbetet ende e panjohur.

Mësohet se një beach bar është përfshirë nga flakët, duke u shkrumbuar pothuajse totalisht. Nga objekti kanë mbetur vetëm mbetjet e djegura, ndërsa zjarri është përhapur edhe në sipërfaqen e kodrës pranë zonës.

Drejt vendngjarjes janë nisur me shpejtësi 2 zjarrfikëse dhe efektivë. Raportohet se po rrezikohen 4 hotele që janë shumë pranë vatrës së zjarrit, kurse shkaqet mbeten të panjohura.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI