Flash

Valverde tregon versionin e tij për sherrin me Tchouameni: "Shoku im s'më ka prekur"

Lapsi.al 8 May 2026
Valverde tregon versionin e tij për sherrin me Tchouameni: "Shoku im

Federico Valverde nuk mund të qëndronte në heshtje. Ai është zëvendëskapiten i Real Madrid pas Dani Carvajal dhe ka status e përgjegjësi të mëdha në një klub legjendar. Prandaj, vetëm pak orë pas sherrit me Aurelien Tchouameni në Valdebebas, uruguaiani 27-vjeçar publikoi një “story” në Instagram ku u përpoq të minimizonte gjithë ngjarjen, nga plagosja në kokë deri te shkaqet e saj, duke mohuar kategorikisht se ishte goditur me grusht nga francezi.

Megjithatë, versioni i grushtit nga Tchouameni është raportuar nga disa media spanjolle, të cilat duket se bazohen në dëshmitë e personave të pranishëm në dhomat e zhveshjes, ndërsa disa të tjera thjesht raportojnë se të dy “u kapën me duar”. Mesfushori i Realit dhe Uruguait mohoi gjithçka dhe akuzoi mediat për “shpikje dhe shpifje”.

Postimi i Valverde: “Shoku im nuk më goditi dhe as unë atë”

“Dje pata një incident me një shok skuadre pas një aksioni në stërvitje, ku lodhja nga gara dhe frustrimi bëjnë që gjithçka të zmadhohet – shkruan Valverde, duke iu referuar debatit të parë me Tchouameni të ndodhur një ditë më parë në Valdebebas – Në një dhomë zhveshjeje normale këto gjëra ndodhin dhe zgjidhen mes nesh pa dalë në publik. Por këtu ka gjithmonë dikë që vrapon për të treguar historinë, dhe kur Real Madridi kalon një sezon pa trofe, gjithçka amplifikohet”.

Më pas ai foli edhe për përplasjen e dytë, pa e përmendur asnjëherë Tchouameni me emër. Edhe pse shkaku i plagës ishte ai i raportuar nga mediat – përplasja me tavolinën në qendër të dhomës së zhveshjes – pjesa tjetër u mohua plotësisht: “Sot patëm një debat tjetër. Gjatë diskutimit u përplasa aksidentalisht me një tavolinë dhe mora një prerje të vogël në ballë që kërkoi një vizitë në spital. Në asnjë moment shoku im nuk më goditi dhe as unë atë, edhe pse e kuptoj që për ju është më e lehtë të besoni se jemi rrahur”.

Valverde

Në spital me traumë kraniale

Megjithatë, “prerja e vogël në ballë” kërkoi qepje në spital dhe goditja ishte aq e fortë sa Real Madridi publikoi një raport mjekësor me diagnozën “traumë kraniale”, duke sqaruar se Valverde do të qëndrojë në shtëpi për 10-14 ditë sipas protokolleve mjekësore.

Kjo do të thotë se ai do të mungojë në “El Clasico” kundër Barcelonës të dielën. Uruguaiani shpjegoi edhe arsyen pse situata arriti deri këtu: “Zemërimi dhe frustrimi që ndiej duke parë se disa prej nesh po japim gjithçka deri në fund të sezonit më çuan në limit dhe në një debat me një shok skuadre. Më vjen keq. Më dhemb situata që po kalojmë. Real Madridi është një nga gjërat më të rëndësishme në jetën time dhe nuk mund të qëndroj indiferent”. Në fund ai shtoi: “Nëse duhet ta mbroj shokun tim në fushë, do të jem i pari që do ta bëj”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI