Agresiviteti i policisë në protestën e opozitës këtë të premte (8 Maj) u ka hequr çdo argument avokatëve publikë të drejtorit të ri të policisë, Skënder Hitaj që e shpjeguan zgjedhjen e tij në krye të policisë me eksperiencën, profesionalizmin apo mungesën e kompromisit në luftën kundër bandave kriminale.
Si një ushtar i bindur i mazhorancës, Skënder Hitaj ka vendosur ta bëjë kontrollin e policisë ndaj opozitarëve më agresiv dhe më të centralizuar, duke e izoluar protestën nëpërmjet dhunës së menjëhershme.
[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/WhatsApp-Video-2026-05-08-at-19.56.59.mp4"][/video]
Në protestat e mëparshme, kur policia drejtohej nga Ilir Proda, opozita kishte arritur disa herë të lëvizte në rrugët e Tiranës, duke bllokuar qarkullimin, duke krijuar tension urban dhe duke goditur simbolikisht institucionet e qeverisë me molotovë apo për përplasje direkte me policinë. Itinerari i protestave ishte pak a shumë një marxhim nga kryeministria drejt parlamentit ose drejt Ministrisë së Brendshme, në sheshin “Skënderbej” apo edhe në zonën e ish-Bllokut.
Strategjia e policisë në atë periudhë ishte shumë e dhunshme, por nuk e ndalonte dot protestën. Përveç përdorimit të gazit lotsjellës, struktura të policisë civile lëviznin në rrugët e Tiranës për të kapur individë të caktuar, të cilët merreshin me forcë dhe shoqëroheshin në komisariate.
PAMJET/ Policë civilë me kapuçë të zinj “rrëmbejnë” qytetarin në rrugë
Pamje të tilla të rrëmbimeve në rrugët e Tiranës, u transmetuan disa herë në media dhe ngritën pikëpyetje mbi ligjshmërinë e ndërhyrjeve, por megjithatë policia nuk kishte arritur të impononte kontroll total mbi protestën. Bërthama e militantëve opozitarë vazhdonte të lëvizte në qytet, duke krijuar për disa orë një situatë çorientimi dhe tensioni.
Kulmi i kësaj faze erdhi kur protestues të shpërndarë në zonën e ish-Bllokut sulmuan me molotovë shtëpinë e ish-diktatorit Enver Hoxha, ku ndodheshin edhe artistë të huaj. Pikërisht ky episod u interpretua si momenti që vulosi largimin e Ilir Prodës nga drejtimi i policisë.
[caption id="attachment_1082776" align="alignnone" width="1091"]
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita sheh nga afër masat e marra para protestës së opozitës[/caption]
Por protesta e së premtes tregoi qartë ndryshimin e strategjisë operative të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Skënder Hitajt, një drejtues që opozita e ka konsideruar prej kohësh si produkt të besnikërisë politike ndaj mazhorancës dhe sidomos ndaj Belinda Ballukut.
Pasi protestuan paqëesisht para Kryeministrisë, mbështetësit e opozitës u ftuan nga drejtuesit e Partisë Demokratike të marshonin drejt Ministrisë së Brendshme, në një itinerar që ishte ndjekur edhe në protesta të tjera. Por këtë herë, përballë tyre ishte ndërtuar një dispozitiv krejt tjetër sigurie.
[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/WhatsApp-Video-2026-05-08-at-21.33.30.mp4"][/video]
Qindra efektivë të forcave “Shqiponja”, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe strukturave speciale ishin vendosur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, të mbështetur nga automjete të blinduara dhe mjete për shpërndarjen e turmave me ujë me presion. Deri në atë moment, duhet theksuar opozitarët nuk kishin pasur asnjë fërkim me policinë.
Sapo protesta u nis nga Kryeministria, policia nisi të ngushtonte gradualisht hapësirën operative të protestuesve. Dhe në momentin kur ithtarët e PD kaluan pranë hotel “Dajtit”, u përballën me një mur efektivësh, të cilët hodhën menjëherë gaz lotsjellës, ndërsa mjetet e policisë nisën përdorimin e ujit me presion.
[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/WhatsApp-Video-2026-05-08-at-21.33.01.mp4"][/video]
Praktikisht, protesta u izolua fizikisht brenda një segmenti të kontrolluar të bulevardit, sipas një strategjie të qartë. Që nga ky moment, policia nuk lejoi zgjerimin e saj përtej perimetrit të paracaktuar.
Reagimet e drejtuesve të PD ranë në vesh të shurdhër.
[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/WhatsApp-Video-2026-05-08-at-21.03.48.mp4"][/video]
"Po në ç'vend të botës del policia marshin protestës paqësore? Në cilin vend të botës pengohet protesta? Si zbatoni urdhra të paligjshëm ju? Si pengoni një protestë të paligjshme? Nga kush i merrni urdhërat ju? Çfarë po bllokonte që ju ka nxjerrë ju këtu? Ajo ishte protesta paqësore, për çfarë e provokoni protestën? Po pse e bllokoni rrugën? Pse provokoni? Pse provokoni? A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm? Shkoni arrestoni Belinda Ballukun, Edi Rama dhe ata që kanë vjedhur shqiptarët! Jo qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit!" është dëgjuar t'i flasë murit të policëve Gazment Bardhi.
Politikisht mesazhi është i qartë; protesta do të ndodhë brenda kufirit të përcaktuar nga qeveria, nuk mund të shkojë përtej bulevardit. Prej vitesh tashmë, policia funksionon si instrument partiak dhe në krye të saj ngjiten militantë të veshur me uniformë, të gatshëm të zbatojnë çdo urdhër politik.
VIDEO/ Civilë të maskuar kundër protestuesve, bombula me gaz në selinë e PD
Ndërsa kthehej në selinë e PD, i ndjekur nga turma besnike e militantëve të PD, Sali Berisha e quajti ndërhyrjen e policisë "një krim të shëmtuar".
"Do të marrin përgjigjen e merituar. Ju e patë, ishim në një marshim paqësor. Dhe marshimi ynë paqësor, u shkelmua Kushtetuta, u shkelmua çdo gjë, u bllokua rruga. Dhe këta në mënyrë absolute do marrin përgjigjen e merituar. Këta kanë kryer një krim të shëmtuar sot sepse ne po bënim marshimin tonë, marshim paqësor në kuptimin e vërtetë të fjalës. Por Edi Balluku dhe Lubi Rama vend në këtë tokë nuk kanë pa shkuar para ligjit" u shpreh Berisha.
Ajo që ndodhi këtë të premte në bulevard tregoi edhe një herë se urdhrat për policinë vijnë direkt nga zyrat e kryeministrisë, që nuk mjaftohet më me ushtrimin e pushtetit brenda administratës, por kërkon të kontrollojë edhe mënyrën se ku dhe se si duhet të protestojë opozita. Dhe për këtë ka gjetur ushtarin e bindur, Skënder Hita./Lapsi.al