Flash

U plagos gjatë konfliktit të mbrëmshëm në Sarandë, i riu vetëdorëzohet në polici

Lapsi.al 8 May 2026
U plagos gjatë konfliktit të mbrëmshëm në Sarandë,

Është vetëdorëzuar para 3 orësh një nga të rinjtë që mori pjesë në sherrin e dhunshëm në Gjashtë të Sarandës, që përfundoi me vrasjen e 66-vjecarit Rexhep Ismaili.

Ai është Kostandin Vogli, 31 vjeç, banues në Shën Vasil të Himarës. Vogli është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë, pasi rezultonte me një plagë me armë zjarri në këmbë. Gjatë qëndrimit në spitalin e Sarandës, Vogli është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes, ndërkohë që pritet të transferohet drejt Spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar por edhe për çështje sigurie.

Kostandin Vogli dyshohet të jetë personi që kishte konflikt me 50-vjecarin Tori Ruci dhe për këtë mendohet se ka thirrur disa miq të tij pasi e kishte pikasur Rucin në lokalin e 66-vjecarit Rexhep Ismaili. Pikërisht aty ka shpërthyer konflikti fizik ne sende të forta që ka degjeneruar më pas në shkëmbim zjarri mes palëve. Mendohet se Vogli është plagosur nga të shtënat me kallashnikov nga Rexhep Ismaili, çka detyroi më pas një prej të rinjve të hapte zjarr me pistoletë duke e vrarë atë.

Kostandin Vogli rezulton person me precedentë penalë për “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërkohë që në gusht 2023 ishte shpallur në kërkim për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “kultivim i bimëve narkotike” por nuk dihet nëse ka kryer dënim për këto vepra.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI