Flash

Policia nuk kurseu as gazetarët/ Nis ndalimi i protestuesve, 3 efektivë të lënduar

Lapsi.al 8 May 2026
Policia nuk kurseu as gazetarët/ Nis ndalimi i protestuesve, 3

Policia ka nisur me ndalimin e protestuesve. Konfirmohet se 3 prej tyre janë shoqëruar në komisariat. Policia nuk ka kursyer as mediat, pasi i ka sulmuar me ujë dhe gaz lotsjellës. Si pasojë e kësaj situate është lënduar një gazetare e Syri TV, e cila ka marrë ndihmën e specializuar mjekësore në një ambulancë që ndodhej aty pranë. Edhe kamerat dhe gazetarët kanë qenë në fokusin ujit me presion.

Protesta kombëtare e opozitës u shoqërua me tensione dhe përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë. Shkak u bënë forcat e rendit që penguan marshimin e opozitës në bulevard duke hedhur ndaj tyre ujë dhe gaz lotsjellës. Protestuesit u përgjigjën me molotovë dhe fishekzjarre.

Policia njoftoi se “si pasojë e hedhjes në drejtim të punonjësve të Policisë të bombave molotov, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga disa protestues, u lënduan 3 punonjës policie të Forcës Kombëtare të Sigurisë, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI