Flash

Policia ndali marshimin e opozitës/ Berisha: Krim i shëmtuar i Ramës dhe Ballukut

Lapsi.al 8 May 2026
Policia ndali marshimin e opozitës/ Berisha: Krim i shëmtuar i

Sali Berisha e quajti krim të shëmtuar strategjinë e Policisë së Shtetit për të mos i lejuar militantët të marshojnë drejt bllokut të ministrive.

"Ju e patë, ishim në një marshim paqësor. Dhe marshimi ynë paqësor, u shkelmua Kushtetuta, u shkelmua çdo gjë, u bllokua rruga. Dhe këta në mënyrë absolute do marrin përgjigjen e merituar. Këta kanë kryer një krim të shëmtuar sot sepse ne po bënim marshimin tonë, marshim paqësor në kuptimin e vërtetë të fjalës. Por Edi Balluku dhe Lubi Rama vend në këtë tokë nuk kanë pa shkuar para ligjit.

Ne po marshonim, ata bllokuan bulevardin, po ne do përgatitemi për të gjitha format, dhe i garantoj se e kanë të humbur 100 përqind. Turp. Mbrojnë dy kriminelë si Edi Rama dhe Belinda Balluku. Mbrojnë Linda Ramën dhe Mirlindën e AKSHI-t. Mbrojnë hajdutë të shpërfytyruar të këtij kombi. Dhe këtë e bën një mercenar, se do u tregojmë se cili është Skënder Balluku" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI