Flash

Përkeqësimi i motit në Vlorë, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe të peshkimit

Lapsi.al 8 May 2026
Përkeqësimi i motit në Vlorë, ndalohet lundrimi për

Përkeqësimi i kushteve të motit në Gjirin e Vlorës ka sjellë pezullimin e lundrimit për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit gjatë kësaj të premteje. Sipas autoriteteve detare, prej orës 08:00 priten erëra të forta në jug-juglindje me forcë deri në 6-7 ballë, shpejtësi 15-20 metra në sekondë dhe dallgë deri në 2.5 metra të larta në det të hapur.

Për këtë arsye, është ndaluar pajisja me leje nisjeje për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë jashtë Gjirit të Vlorës, masë që do të mbetet në fuqi deri në orën 22:00. Autoritetet u kanë kërkuar subjekteve detare të marrin masa sigurie për ankorimin e mjeteve dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve, ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë lundrimin normalisht. Sipas parashikimeve, përmirësimi i kushteve të motit pritet në orët e vona të mbrëmjes.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 8 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do të shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha euro do të blihet me 95...

08:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI