Flash

Jimenez pezullohet nga Bournemouth: zbulohen bisedat me një vajze 15-vjeçare

Lapsi.al 8 May 2026
Jimenez pezullohet nga Bournemouth: zbulohen bisedat me një vajze
Aleks Jimenez është në telashe. Bournemouth ka vendosur të nisë një hetim të brendshëm pas asaj që po qarkullon prej disa ditësh në rrjetet sociale lidhur me disa mesazhe të shkëmbyera me një vajzë të mitur 15-vjeçare. Ish-mbrojtësi i Milanit ka përfunduar në qendër të polemikave pas publikimit të disa bisedave që ai vetë dyshohet se ia ka dërguar 15-vjeçares. Disa screenshot-e që po qarkullojnë tregojnë mesazhe të spanjollit 21-vjeçar, i përfshirë në biseda të papërshtatshme me profile që u përkasin vajzave të mitura. “Më pëlqejnë vajzat e vogla”, lexohet në një nga këto biseda.

Vendimi i klubit

Publikimi i mesazheve ka shkaktuar një valë zemërimi online dhe kërkesa për një hetim urgjent. Dhe kështu ndodhi. Me një deklaratë zyrtare të publikuar pak minuta më parë, klubi anglez mori vendimin e tij: “AFC Bournemouth është në dijeni të postimeve që po qarkullojnë në rrjetet sociale në lidhje me mbrojtësin e djathtë Álex Jiménez. Klubi e kupton seriozitetin e çështjes dhe ka nisur një hetim. Për pasojë, Alex nuk do të përfshihet në skuadrën për ndeshjen e nesërme të Premier League kundër Fulham dhe klubi nuk do të bëjë komente të tjera për momentin”. Pra, ai është lënë jashtë për ndeshjen e ardhshme, edhe pse ka nga ata që mendojnë se përjashtimi mund të zgjasë shumë më tepër. Bournemouth, në fakt, as nuk konfirmon dhe as nuk mohon vërtetësinë e atyre bisedave, të cilat për një moment u konsideruan si të rreme. Por klubi anglez ka dashur të sqarojë gjithçka, sepse nëse ngjarja rezulton e vërtetë, Jimenez mund të përballet me pasoja shumë të rënda. “Nuk kam qenë kurrë me një 15-vjeçare”, lexohet në një nga mesazhet që Jimenez i ka dërguar vajzës së re, pasi ajo i kishte treguar moshën e saj futbollistit. Situata për lojtarin nuk duket aspak e mirë, sidomos sepse edhe verën e kaluar ai ishte përfshirë në një tjetër rast te Milan.

Aleks Jimenez ishte përfshirë në polemika edhe verën e kaluar te Milan

Në ditën e fundit të merkatos, spanjolli firmosi me Bournemouth, i transferuar me formulën e huazimit për 1.5 milionë euro me detyrim blerjeje prej 18.5 milionë eurosh nëse Jimenez do të luajë të paktën 18 ndeshje si titullar në Premier League. Real Madrid, nga ku vinte Jimenez, kishte rënë dakord të ruante klauzolën e riblerjes së tij. Futbollisti ishte përfshirë sërish në polemika për një bisedë me një mike në Instagram, ku e quante Allegrin “trajner m*ti”. Jimenez ishte ndëshkuar edhe më parë me përjashtim nga turi veror në Angli për shkak të disa sjelljeve joprofesionale, duke përfunduar madje të stërvitej me Milan Futuro.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI