Flash

Gjesti i Rayo Vallecano pasi siguroi finalen: lojtarët e Strasburg të surprizuar

Lapsi.al 8 May 2026
Gjesti i Rayo Vallecano pasi siguroi finalen: lojtarët e Strasburg të
Fishekzjarrët e hedhur nga tifozët e Strasburgut një natë para ndeshjes jashtë hotelit ku qëndronte Rayo Vallecano, pa harruar alarmet e zjarrit që ranë në mëngjes brenda hotelit, tani janë vetëm një kujtim i largët. Spanjollët janë në finalen e Conference League dhe pavarësisht tentativës për t’u prishur gjumin, skuadra u dallua në fund të ndeshjes për një gjest të jashtëzakonshëm sportiv. Rayo shënoi dy gola ndaj francezëve në dy sfidat, por Strasburgu gjithsesi zhvilloi një Conference fantastike. Pikërisht për këtë arsye, në fund të takimit, e gjithë skuadra franceze bëri një xhiro në fushë për të përshëndetur tifozët në tribuna. Një lloj falënderimi për sezonin, edhe pse me keqardhjen që nuk arritën finalen. Ndërkohë, lojtarët e Rayo-s po festonin poshtë sektorit të tifozëve të tyre. Dhe në mënyrë krejt spontane, e gjithë skuadra spanjolle u kthye për të duartrokitur kundërshtarët, duke i komplimentuar për paraqitjen. Një gjest sportiviteti që në futboll po bëhet gjithnjë e më i rrallë.

Surprizë për lojtarët e Stasbourg

Disa lojtarë të Strasburgut mbetën të habitur nga ajo që po shihnin, ndërsa të tjerë iu përgjigjën me duartrokitje duke falënderuar spanjollët për gjestin e bukur. Në fushë, Rayo – që vinte me avantazhin e një goli nga ndeshja e parë – arriti të shënonte edhe në transfertë duke e çuar totalin në dy gola. Në fund, në minutat shtesë, Strasburgu pati edhe mundësinë për ta rihapur ndeshjen me një penallti të akorduar nga arbitri. Por portieri i Rayo Vallecano bëri një pritje vendimtare. Një ndërhyrje që i lejoi tifozët të merrnin frymë të lehtësuar dhe të nisnin festën për finalen e 27 majit, ku do të përballen me surprizën tjetër të këtij edicioni, Crystal Palace, që eliminoi edhe Fiorentinën. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Leipzigut dhe do t’i japë trofeun njërës prej dy skuadrave që do të shkruajnë një kapitull historik për klubet e tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI