Flash

Fibank zgjeron financimin, produkte të reja për ndërtuesit, blerësit dhe emigrantët

Lapsi.al 8 May 2026
Fibank zgjeron financimin, produkte të reja për ndërtuesit,

Rritja e kërkesës për kredi për prona dhe zgjerimi i tregut imobiliar në Shqipëri po i shtyjnë bankat të adoptojnë modele të reja financimi, më fleksibël dhe më të përshtatura me dinamikat aktuale të tregut. Në këtë kuadër, Fibank po orienton strategjinë e saj drejt zhvillimit dhe financimit të sektorit të pasurive të paluajtshme, duke sjellë produkte të reja që synojnë të mbështesin njëkohësisht ndërtuesit, investitorët dhe blerësit e banesave.

Fokusi i Fibank është përqendruar në dy drejtime kryesore: fleksibilitet më i madh në financim dhe zgjerim drejt klientëve ndërkombëtarë dhe emigrantëve.

Kredia me Kolateral Fleksibël – Nje qasje ndryshe per financimin e pronave ne ndertim

Një nga produktet kryesore të prezantuara nga Fibank ne konferecen “Vlera e Prones” është Kredia me Kolateral Fleksibël (Flexy Collateral Loan), një model i ri financimi që ndryshon qasjen tradicionale të kreditimit për blerjen e apartamenteve në ndërtim. Ndryshe nga praktikat klasike, ku kërkohet kolateral shtesë për garantimin e kredisë, ky produkt financon vlerën e ardhshme të pronës, duke u bazuar mbi kontratën e porosisë së apartamentit dhe jo mbi hipotekimin e një pasurie ekzistuese nga klienti.

Në këtë mënyrë, blerësit mund të financojnë apartamente ende në fazë ndërtimi pa qenë të detyruar të vendosin kolateral shtesë deri në momentin e pajisjes me certifikatën e pronësisë.

Ky model konsiderohet si një instrument që synon të krijojë një cikël të ri financimi në tregun imobiliar, ku banka, klienti dhe ndërtuesi bëhen pjesë e të njëjtit proces krijimi vlere.

Për kompanitë e ndërtimit, avantazhet janë të shumta. Ndërtuesi nuk vendoset si garantor financiar për kredinë, por vetëm si hipotekues i projektit, duke shmangur rritjen e ekspozimit të tij në sistemin bankar. Në të njëjtën kohë, projektet financohen në masë të madhe përmes fondeve të klientëve të kredituar nga banka, gjë që ndihmon në rritjen e likuiditetit dhe përshpejtimin e ciklit të shitjeve dhe ndërtimit.

Për klientët, produkti sjell mundësinë për të investuar në prona që rritin vlerën gjatë fazës së ndërtimit, duke shmangur njëkohësisht barrën e vendosjes së kolateralit shtesë. Ky model shihet si një alternativë më modern për financimin e blerjeve në tregun e pasurive të paluajtshme, në një kohë kur kërkesa për apartamente vijon të mbetet e lartë.

Kredia per te huaj dhe emigrante – edhe jo rezidentet mund te marrin financim ne Fibank

Fibank ka krijuar gjithashtu edhe nje oferte specifike per emigrantët dhe shtetasit e huaj qe kane interes për të investuar në prona në Shqipëri. Përmes produktit Kredi Hipotekore për të Huaj dhe Emogrante (Mortgage Loan for Foreigners & Emigrants), banka ka krijuar një strukturë financimi të dedikuar për klientët jo-rezidentë.

Ky produkt u jep mundësi emigrantëve dhe të huajve të financojnë prona në Shqipëri me kushte të përshtatura për profilin e tyre financiar. Klientët mund të financojnë deri në 70-80% të vlerës së pronës, duke ulur ndjeshëm nevojën për kapital fillestar, ndërsa afati i kredisë mund të shkojë deri në 30 vite, duke e bërë këstin më të përballueshëm dhe investimin më afatgjatë. Një tjetër element që synon të rrisë atraktivitetin e produktit është fakti që kjo kredi nuk e ka te detyrushem sigurimin e jetes nga kredimarresi.

Qasja e re e Fibank vjen në një moment kur kreditimi për pasuritë e paluajtshme po zë një peshë gjithnjë e më të madhe në tregun bankar, ndërsa sektori i ndërtimit dhe investimet në prona mbeten ndër motorët kryesorë të rritjes ekonomike në vend.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI