Flash

Deputetët e PD përplasen me forcat e policisë: Ndalimi i marshimit, i papranueshëm

Lapsi.al 8 May 2026
Deputetët e PD përplasen me forcat e policisë: Ndalimi i

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është përplasur me policinë. Ai tha se në asnjë vend të botës, policia nuk del të ndalojë një protestë paqësore.

Bardhi u shpreh se policia duhet të arrestojë kryeministrin Rama, jo të ndalojë protestuesit të protestojnë kundër qeverisë.

"Edhe bulevardin e ka marrë Belinda dhe Edi Rama. Po në ç’vend të botës del policia në marshim proteste paqësore? Në cilin vend të btoës pengohet protesta? Si zbatoni urdhra të paligjshëm ju? Si pengoni një protestë në mënyrë të paligjshme? Nga kush i merrni urdhrat ju?

A ishte protesta paqësore? Pse provokoni? Pse bllokoni rrugën? A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm? Shkoni dhe arrestoni Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, ata që kanë vjedhur shqiptarët, jo qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit" - tha Bardhi.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka pasur përplasje forcat e rendit. Noka deklaroi gjatë protestës se marshimi i tyre është i ligjshëm dhe i garantuar nga e drejta kushtetuese.

Noka tha se drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita komandohet nga qeveria Rama. Ai iu bëri thirrje policive të bashkohen në protestën e opozitës. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI