Flash

Berisha mbyll protestën: Fundi i Ramës është i pashmangshëm

Lapsi.al 8 May 2026
Berisha mbyll protestën: Fundi i Ramës është i

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi nga selia blu përfundimin e protestës së opozitës. Ai falënderoi protestuesit që sfiduan kushtet e vështira të motit dhe u përballën me reagimin e ashpër të policisë së shtetit.

“Së pari, një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që sot, këtë ditë shiu, këtë ditë jo të lehtë, latë çdo gjë dhe si elitë e vërtetë e guximit të kombit dolët në shesh për t’u përballur me të keqen më të madhe të shqiptarëve për t’u përballur me narkoregjimin e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe Lindave të tij.

Sot, regjimi dëshmoi përsëri fytyrën e tij të vërtetë, bllokoi marshimin paqësor tonë. Bllokoi marshimin tonë paqësor. E garantoj se do të ketë të gjithë përgjegjësitë që meriton.

Miq, nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës. Ta harrojnë, kurrë! Dhe ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri!

Asgjë në botë nuk mund të na imponojë ne të pranojmë pushtetin e hajdutëve dhe kriminelëve si Edi Rama. Të pranojmë pushtetin e një lubie të vërtetë të shqiptarëve.

Hajdut që me vjedhjen e pasurive, vjedhjen e fondeve, mjerojnë qindra e mijëra shqiptarë. Largojnë nga vendi qindra mijëra të tjerë. Ndaj dhe beteja jonë është betejë për çdo qytetar shqiptar.

Beteja jonë është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari. Beteja jonë është betejë për të ardhmen e Shqipërisë. Beteja jonë është betejë, është kryengritje kundër regjimit më të keq, kundër mafies më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj.

Asgjë nuk do mund të na mposhtë ne pa nisur në burg Lubi Ballukun, atje ku e ka vendin kjo hajdute e pafytyrë, që për fytyrë ka vjedhjen dhe cinizmin.

Pa larguar nga pushteti dhe dërguar para ligjit kriminelin Edi Rama që i ka dhënë pushtetit të sotëm moralin e etereve të tij xhelatë.

Por ne jemi në këmbë. Edhe njëherë, kam një mirënjohje të pakufishme. Asgjë nuk u dekurajoi ju sot. As terrori i policisë së radhës së kaluar, as moti, as propaganda e turpshme e mafies mediatike që këndon, që mban në 24 orë ison e propagandës së Edi Ramës, vetëm e vetëm se si mamuthë, si shushunja pinë gjakun, paguhen me paratë tuaja për t’u mashtruar ju.

Jo, jo, kjo kohë do marrë fund. Ja pse jemi ne në këmbë. Dhe në mënyrë absolute asgjë nuk na mposht. Edi Rama, dije mirë se të ardhme nuk ke. Fundi yt është i pashmangshëm. Lubi Balluku, Lindat e shpifura të AKSHI-t dhe Surrelit, në burg tek Lubia do shkoni për vjedhjet që keni bërë” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI