Flash

Reagimet/ Ushtari izraelit tallet me statujën e Virgjëreshës Mari

Lapsi.al 7 May 2026
Reagimet/ Ushtari izraelit tallet me statujën e Virgjëreshës Mari

Ushtria izraelite deklaroi se po heton rastin e një ushtari izraelit i cili u fotografua duke pirë duhan dhe duke vendosur një cigare tjetër në buzët e një statuje të Virgjëreshës Mari në Libanin jugor të pushtuar. Fotografia është bërë në fshatin e krishterë të Debelit, ku një ushtar tjetër u fotografua muajin e kaluar duke goditur me një çekiç një statujë të Jezusit në kryq.

Ushtria izraelite u justifikua se e shihte incidentin me "ashpërsinë më të madhe" dhe se sjellja e ushtarit "devijon plotësisht nga vlerat që priten nga personeli i saj".

Por kreu i kongregacionit të Debelit, Ati Fadi Felfeli, i tha BBC-së: "Sinqerisht, kjo çështje na provokoi vërtet, veçanërisht pas faljes që u kërkua në lidhje me kryqin."

"Gjithashtu tregon se ka individë brenda ushtrisë [izraelite] që nuk kanë etikë dhe vlera dhe janë fanatikë. Kjo pasqyron një dozë të madhe fanatizmi" – shtoi ai. Felfeli tha se kishte konfirmuar që statuja e Virgjëreshës Mari ishte ende e paprekur dhe jo e thyer, por i quajti veprime të tilla "joetike".

"Ato pasqyrojnë ekstremizëm dhe intolerancë që nuk duhet të ekzistojnë, veçanërisht ndaj një fshati që vlerëson paqen dhe neutralitetin dhe nuk është i përfshirë në luftë." 

Akti u dënua gjithashtu si "sjellje mosrespektuese dhe e egër" nga përfaqësuesi i Kishës Katolike Romake në Tokën e Shenjtë.

"Ne i bëjmë thirrje qeverisë izraelite dhe IDF-së [Forcave Mbrojtëse të Izraelit] që të veprojnë dhe të dërgojnë një mesazh të qartë se një sjellje e tillë është e papranueshme, nuk duhet të ndodhë përsëri dhe se çështja duhet trajtuar me seriozitetin më të madh", - tha Custodia Terrae Sanctae për gazetën izraelite Haaretz.

Zëdhënësi i IDF-së, nënkolonel Nadav Shoshani, tha se fotografia është bërë disa javë më parë dhe se do të merren "masa komanduese" kundër ushtarit në përputhje me gjetjet e hetimit të tij. "IDF respekton lirinë e fesë dhe të adhurimit, si dhe vendet e shenjta dhe simbolet fetare të të gjitha feve dhe komuniteteve", - shtoi ai.

Ushtari që goditi statujën e Jezusit dhe një tjetër që fotografoi aktin u dënuan me 30 ditë burg ushtarak pas reagimit ndërkombëtar.

Two Israeli soldiers jailed over smashing of Jesus statue in Lebanon  village | Israel | The Guardian

Mijëra trupa izraelite vazhdojnë të mbajnë të pushtuar një zonë të gjerë në Libanin jugor, pasi një marrëveshje armëpushimi e ndërmjetësuar nga SHBA-të hyri në fuqi midis Izraelit dhe Libanit më 16 prill.

Armëpushimi nuk ka arritur të ndalojë luftën midis Izraelit dhe grupit të armatosur shiit mysliman Hezbollah, me të dyja palët që akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje. Sulmet izraelite kanë vazhduar çdo ditë në Libanin jugor, me më shumë se 120 të vrarë javën e kaluar, përfshirë civilë, sipas ministrisë libaneze të shëndetësisë.

Ndërkohë, Hezbollahu ka sulmuar trupat izraelite në Libanin jugor dhe gjithashtu në Izraelin verior me raketa, dronë dhe mortaja. Të mërkurën në mbrëmje, një sulm ajror izraelit goditi periferitë jugore të kryeqytetit libanez, Bejrut, për herë të parë që nga fillimi i armëpushimit.

IDF tha se sulmi në Dahieh vrau komandantin e Forcës elitare Radwan të Hezbollahut, Ahmed Ali Balout. Për këtë nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga Hezbollahu.

Të paktën 2,715 persona janë vrarë në Liban që nga fillimi i luftës më 2 mars, sipas ministrisë libaneze të shëndetësisë. Autoritetet izraelite kanë thënë se 17 ushtarë dhe një civil janë vrarë në Libanin jugor, së bashku me dy civilë në Izraelin verior. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

Kosova fillon të grumbullojë ar

Banka Qendrore e Kosovës ka përfshirë për herë të parë arin në portofolin e rezervave shtetërore, duke shënuar një hap të ri në menaxhimin e aseteve financiare....

19:32

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI