Flash

Rayo, natë makthi në Strasburg: lojtarët u zgjuan nga fishekzjarret dhe alarmet

Lapsi.al 7 May 2026
Rayo, natë makthi në Strasburg: lojtarët u zgjuan nga
Rayo Vallecano, kundërshtari i Strasburgut në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Conference League që luhet këtë mbrëmje, ka denoncuar publikisht në rrjetet sociale atë që ndodhi gjatë natës jashtë dhe brenda hotelit ku ishte akomoduar. Klubi spanjoll ankohet se u shqetësua nga fishekzjarret e hedhura në mes të natës dhe nga aktivizimi i alarmit të zjarrit. Tifozët e Strasburgut nuk kursyen kritikat ndaj reagimit të kundërshtarëve. Llogaria zyrtare e Rayo Vallecano në platformën X publikoi një video ku duken qartë fishekzjarret e hedhura jashtë hotelit rreth orës 02:00 të mëngjesit. Skuadra spanjolle nuk e priti mirë këtë “mikpritje” të zhurmshme. Ekipi ndodhet një hap larg finales së parë europiane pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë të luajtur javën e kaluar. Por fishekzjarret nuk ishin episodi i vetëm i çuditshëm i natës.

Lexo më tej: Conference League: Crystal Palace një hap nga finalja, Rayo fiton minimalisht

Sipas El Chiringuito, alarmi kundër zjarrit i hotelit u aktivizua rreth orës 09:00 të mëngjesit për shkak të një tostiereje. Një lloj qarku i shkurtër vuri në alarm sistemin e hotelit, i cili më pas arriti ta fikte zhurmën që po ushtonte në të gjitha dhomat. Tingulli zgjoi me frikë lojtarët e Rayo Vallecano. “Pati fishekzjarre dhe u aktivizua alarmi kundër zjarrit – tha presidenti i klubit Raul Martin Presa – por këto gjëra ndodhin dhe nuk duhet të na shpërqendrojnë nga ndeshja e sotme”. Drejtuesi spanjoll pret edhe një atmosferë armiqësore në stadiumin “Meinau” të Strasburgut. “Do të jetë shumë e vështirë – shpjegoi ai – dje ishim në stadium dhe një sektor më kujtoi Westfalenstadionin e Dortmundit. Një tribunë ku tifozët qëndrojnë në këmbë, me njerëz praktikisht sipër nesh. Ata investojnë 20 herë më shumë se ne në merkato dhe kanë një buxhet shumë më të lartë, ndërsa ne jemi një skuadër e ndërtuar ndryshe, por me lojtarë shumë të mirë.”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI