Flash

Raporti i PE/Tabaku:Qeverisë iu kërkua të trajtojë imunitetin e Ballukut me përparësi

Lapsi.al 7 May 2026
Raporti i PE/Tabaku:Qeverisë iu kërkua të trajtojë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nga jashtë Kuvendit nënvizoi disa nga pikat negative që sipas saj pengojnë integrimin e vendit drejt BE, duke iu referuar raportit të Parlamentit Europian.

Krahas rekomandimeve të OSBE/ODHIR për zgjedhje të lira dhe të ndershme, Tabaku u ndal dhe te çështja e imunitetit që ngrinte si shqetësim PE për rastin e Belinda Ballukut, ku duhej të veprohej me shpejtësi sipas procedurave.

“PE publikoi një raport si rrallë herë, drafti pati mbi 300 amendamente. Elementi i parë në raport lidhet me zgjedhjet, ku gjejnë vend dhe shqetësimet e OSBE/ODHIR për zgjedhje te lira dhe të ndershme dhe bën thirrje për reformë gjithpërfshirëse dhe të opozitës.

Ngre shqetësime për luftën kundër korrupsionit, për rolin e parlamentit e gjykatave dhe i bën thirrje qeverisë për trajtimin e çështjes së imunitetit me përparësi sipas kuadrit kushtetuese, duke iu referuar rastit të ish-zv.kryeministres. Po ashtu ka një pjesë të gjerë për lirinë e medias, për sulmet ndaj gazetarëve, presionet dhe paditë strategjike që janë disa fusha që do t’i çojmë përpara. Flet për rolin e parlamentit, për ligjet, për hapësirën e opozitës. Sot shqiptarët e kanë të qartë se kush ka qenë procesi integrimit dhe pengesat. Shpresoj që qeveria t’i shoh si plan pune. Miratimi i ligjeve si ai i porteve, i AKSHIT, i investimeve strategjike, mosvotimi i imunitetit, janë pengesa reale”, tha Tabaku.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 7 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha euro do të blihet me 95.1 ...

08:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI