Flash

PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Të diskutohet raporti i PE-së për Shqipërinë

Lapsi.al 7 May 2026
PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Të diskutohet

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën e sotme në Kuvend, duke theksuar se në fokus të diskutimeve duhet të jetë raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë.

“Në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në mbështetje të nenit 31, pika 2, të Rregullores së Kuvendit, kërkoj ndryshimin e rendit të ditës të seancës plenare të datës 07.05.2026, ora 10:00, duke shtuar si pikë të parë: “Diskutime mbi raportin për Shqipërinë për vitin 2025, të miratuar në datën 05.05.2026 nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian”., thuhet në shkresën e firmosur nga Gazment Bardhi drejtuar Niko Peleshit.

Në raport, PE ngre disa shqetësime, pavarësisht vlerësimit pozitiv për avancimin e negociatave me BE-në. Raporti thekson se vendi vijon të përballet me polarizim të fortë politik, probleme në procesin zgjedhor, përfshirë akuza për blerje votash dhe presion ndaj votuesve, si edhe me moszbatim të plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Sipas raportit korrupsioni mbetet shqetësim serioz në vendin tonë ndërkohë që kërkon forcim të hetimeve dhe dënimeve, sidomos në nivele të larta. Në raport shprehet shqetësim edhe mbi keqpërdorimin e burimevë të administratës dhe polarizimi politik e diskursin përplasës që dëmton funksionimin e institucioneve demokratike.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 7 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha euro do të blihet me 95.1 ...

08:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI