Flash

Obama këmbëngul se alienët ekzistojnë dhe se dëshiron të komunikojë me ta

Lapsi.al 7 May 2026
Obama këmbëngul se alienët ekzistojnë dhe se dëshiron

Barack Obama ka folur sërish për çështjen e ekzistencës së alienëve dhe UFO-ve gjatë një interviste që i dha Stephen Colbert, prezantuesit të emisionit të njohur "The Late Show". Ai këmbëngul që alienët ekzistojnë dhe dëshiron të kontaktojë me ta. Megjithatë ish-Presidenti theksoi se qeveria amerikane nuk po mban ndonjë gjë të fshehtë pasi nuk pasur ende asnjë kontakt me jashtëtokësorët.

Pas deklaratave të tij në lidhje me ekzistencën e alienëve, Obama shpjegoi se është e pamundur që qeveria të mbajë sekret informacionin, edhe nëse do të kishte foto ose prova të mjeteve aliene.

“Qeveria është e tmerrshme në mbajtjen e sekreteve", - tha ai. Më pas shtoi me një dozë humori: "Nëse do të kishte alienë ose anije kozmike nën kontrollin e qeverisë amerikane, me siguri dikush do të kishte bërë një selfie me një alien dhe do t'ia kishte dërguar të dashurës së tij për ta impresionuar".

Edhe pse ish-presidenti këmbëngul se nuk ka takuar alienë, ai pranon se ende shpreson që alienët ekzistojnë dhe shpreh dëshirën e tij për të komunikuar me ta. "Po kandidoj për kontaktin e parë", - tha ai, duke shtuar se përvoja e tij diplomatike dhe personaliteti miqësor e bëjnë atë një ambasador ideal për Tokën.

"Jam miqësor dhe mund të sjell përvojën time diplomatike... Mendoj se do të bëja mirë", tha Obama. Ai përsëriti edhe një herë se, megjithëse universi është i paanë, qeveria amerikane nuk ka prova të komunikimit me alienët. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

Kosova fillon të grumbullojë ar

Banka Qendrore e Kosovës ka përfshirë për herë të parë arin në portofolin e rezervave shtetërore, duke shënuar një hap të ri në menaxhimin e aseteve financiare....

19:32

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI